OSCAR jashte Falja e Gjakut shkon Amnistia

OSCAR, jashte 'Falja e Gjakut', shkon 'Amnistia'
Filmi “Amnistia” i regjisorit Bujar Alimani do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e rradhës së çmimeve Oscar. Pas mbledhjes së komisionit përzgjedhës, është vendosur për filmin e Alimanit, i cili ka kundërshtuar publikisht zgjedhjen e parë, filmin “Falja e Gjakut” I cili u përjashtua nga Akademia e Oscar-ve me motivacionin se nuk është mjaftueshëm shqiptarë.

“Nuk është mjaftueshëm shqiptar”! Kështu ka gjykuar Akademia e Oscar-ve në lidhje me kandidaturën shqiptare, për garën më të madhe të kinematografisë botërore, duke e skualifikuar kështu nga lista e pretendentëve filmin e regjisroti amerikan, Joshua Marston dhe skenar të Andamion Murataj, i cili vetëm pak ditë më parë ishte përzgjedhur, përballë kandidatëve të tjerë, “Maya”, “Ballkan pazar” dhe “Amnistia”

Regjisori Bujar Alimani kishte kundërshtuar fort zgjedhjen e filmit “Falja e Gjakut”, për këtë ai i ishte drejtuar një  letër jo vetëm ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, QKK-së, por edhe Akademisë së Oscar-ve, ku ka kërkuar rishikimin e këtij vendimi, pasi ai është i kundërligjshëm dhe se “Falja e gjakut” nuk i plotëson kriteret e vendosura nga Academy of Motion, Picture, Arts and Science për kategorinë e filmave të huaj.

“QKK dhe komisioni përzgjedhës ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtën e projekteve të tjera, duke e kaluar filmin ‘Falja e gjakut’ të marrë pjesë në këtë kategori, edhe pse nuk plotësonte kriteret kryesore, siç janë produksioni në maxhorancë, regjisori, skenaristi… kompozitori dhe art designer (skenografi)”, shkruante Alimani në letrën e tij.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama