Nje tjeter shqiptar luan ne Itali Cenaj firmos per Salernitanen

Një tjetër shqiptar luan në Itali, Cenaj firmos për Salernitanën

Një tjetër futbollist me origjinë shqiptar shkon të luajë në Itali. 19-vjeçari Drilon Cenaj i është bashkuar skuadrës së Salernitanës.

Drilon Cenaj

Drilon Cenaj

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Serisë B në të cilën konfirmon firmosjen e një kontrata 1-vjeçare. "L'U.S Salernitana 1919 njofton afrimin e sulmuesit Drilon Cenaj (1997), duke siguruar prezencën e futbollistit për sezonin aktual sportiv",-njofton klubi italian.

Cenaj është pjesë e Shqipërisë U-19 dhe më herët, ka qenë pjesë e akademisë Pushkak në Hungari.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama