Një tjetër futbollist me origjinë shqiptar shkon të luajë në Itali. 19-vjeçari Drilon Cenaj i është bashkuar skuadrës së Salernitanës.

Drilon Cenaj
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Serisë B në të cilën konfirmon firmosjen e një kontrata 1-vjeçare. "L'U.S Salernitana 1919 njofton afrimin e sulmuesit Drilon Cenaj (1997), duke siguruar prezencën e futbollistit për sezonin aktual sportiv",-njofton klubi italian.
Cenaj është pjesë e Shqipërisë U-19 dhe më herët, ka qenë pjesë e akademisë Pushkak në Hungari.