Nihat Fitorja ndaj Çekise nje nate magjike
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
“Ishte një natë magjike për mua. Një ndeshje e tillë s’besoj se s’do të përsëritet më në këtë Evropian. Ishte e pabesueshme dhe tani ndihemi krenar që kemi arritur të marrim atë rezultat. Ishte me të vërtetë një mrekulli”. Mbi ndeshjen e ardhshme kundër Kombëtares kroate, sulmuesi turk ka shtuar: “Kroacia është një skuadër e fortë, – është shprehur Nihat. – Ka shumë lojtarë cilësorë dhe teknikë, por jam i bindur se falë strategjive të teknikut tonë, Fatik Terim, ne i kemi të gjitha mundësitë për t’i mundur kroatët”. Ndërkaq, nga të gjithë media turke, sulmuesi i Vilarealit konsiderohet si trashëgimtari i denjë i Hakan Shukurit. Tashmë edhe populli turk, brohoret në korr emrin e heroit të ri.