Ngujim dhe alegri shqiptare

Ngujim dhe alegri shqiptare
U shfaq mbrëmë në skenën "Kadri Rroshi" të Teatrit Kombëtar, premiera e pjesës teatrale "Ngujimi" i "Alegreto Albania", shkruar nga dramaturgu Stefan Çapaliku, e vënë në skenë nga regjisori i njohur Altin Basha, së bashku me një kastë aktorësh të përzgjedhur të skenës shqiptare.

Pjesa në fjalë është fituese e çmimit të parë në konkursin kombëtar të dramaturgjisë 2007. Subjekti i veprës prek e trajton fenomenin e gjakmarrjes. Në qendër është pikërisht një familje e ngujuar për gjakmarrje.

I zoti i shtëpisë rri i mbyllur bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, sepse njerëzit e viktimës i kanë dërguar fjalë fisit të vrasësit se do e marrin hakun te më i miri.

I zoti i shtëpisë i ka bërë apel vetes, se kush mund të ishte më i miri dhe pas shumë dyshimesh i ka rezultuar vetja.
E gjitha kjo ndodh kur jashtë shtëpisë, në qytet, ka nisur stina koncertore "Allegretto Albania".

Nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama