Nga Italia / Partizani rivalizon Luzernen per nje sulmues italian

Nga Italia / Partizani rivalizon Luzernën për një sulmues italian

Afrimi i Ekuban dhe Volas nuk ka mbyllur merkaton e Partizanit në repartin e avancuar, pasi duket se klubi po mendon të afrojë një tjetër sulmues në ditët në vazhdim. Bëhet fjalë përsëri për një futbollist të huaj, më saktësisht një sulmues italian.

fontanella

Sipas mediave italiane, objektivi i merkatos së Partizanit është 27 vjeçari Mario Fontanela, i cili në sezonin e fundit ka luajtur me skuadrën e Floriana në kampionatin maltez të futbollit. Fontanela ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur në këtë kampionat, duke shënuar 20 gola në 31 ndeshje të luajtura për ekipin e tij, ndaj të kuqtë kanë filluar bisedimet për ta afruar në radhët e tyre.

football_02_temp-1442817094-55ffa446-620x348

Por skuadra e drejtuar nga Sormani do të ketë rivalitet shumë të fortë në garën për të siguruar lojtarin, pasi për të po interesohet edhe një klub shumë i njohur, Luzerna. Zviceranët, në radhët e të cilëve aktivizohet Jahmir Hyka, kanë monitoruar futbollistin dhe janë gati t'i bëjnë një ofertë zyrtare.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama