Ekipi më me shumë tifozë në Shqipëri ka nisur prej tri javësh punën për ndërtimin e një kompleksi dinjitoz.Gjatë prezantimit të drejtorit të ri sportiv që do të jetë Genc Tomori, presidenti i Partizanit, Gaz Demi tha se ka nisur puna pë sezonin e ri.
"Kryefjala mbetet fillimi investimeve në infrastrukturë, ndërtimin e Kompleksit Sportiv dhe stadiumit. Po punohet intensivisht me 3 turne në objekt dhe shpresojmë që brenda muajit Shtator të kemi gati stadiumin tonë", tha Demi.