Ne nentor Java e Filmit Shqiptar ne New York

Ne nentor, Java e Filmit Shqiptar ne New York

Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pari në llojin e tij. Amerika është ndër vendet me numrin më të madh të shqiptarëve aktivë në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare, të cilët dy vite me radhë kanë mirëpritur këtë event si një hap të madh. Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Albanian Film Week) është ideuar dhe themeluar nga producentja dhe regjizorja Mrika Krasniqi. Edicioni i parë i Javës së Filmit Shqiptar në New York u mbajt për herë të parë nga data 5 deri më 11 nëntor 2012, me moton “100 për 100”, ku u shfaqën 100 filma të kinematografisë shqiptare për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar në New York u zhvillua nga data 8 deri më 14 nëntor 2013, ku u shfaqën shumë filma të kinematografisë shqiptare. Filmat të cilët u shfaqën janë: filma të metrazhit të gjatë, filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarë.

 

Edicioni i tretë i Javës së Filmit Shqiptar në New York do të vijë në nëntor me një program garues me 30 filma që do të prezantojnë punën e jashtëzakonshme të prodhimeve 2012-2013 të regjisorëve shqiptarë nga e gjithë bota, bën të ditur atsh. Filmat të cilët do të shfaqen janë të tri zhanreve: filma të metrazhit të gjatë, filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarë. Gjithashtu, në këtë edicion do të marrin pjesë edhe disa nga prodhimet e huaja filmike, të cilat për temë kanë ngjarje apo histori që kanë të bëjnë me shqiptarët. Kështu, për shtatë ditë me radhë kinemaja shqiptare do të përjetësohet në ekranin e kryeqytetit botëror të New Yorkut me një varg të gjerë filmash me histori të ndryshme nga kultura dhe jeta shqiptare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama