Ne Milano filma shqiptare Nje veshtrim mbi Shqiperine

Ne Milano, filma shqiptare: 'Nje veshtrim mbi Shqiperine'
Nga 9 deri në 11 tetor 2012, me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë  së Shqipërisë, Qendra Kulturore Shqiptare në bashkëpunim me Komunën e Milanos sjell në Pallatin Morando të Milanos një përmbledhje të disa filmave shqiptarë me emërtimin: ‘Një vështrim mbi Shqipërinë’.

Mes të ftuarve gjendet edhe regjisori Dhimitër Angnosti, aktorja Rajmonda Bulku dhe regjisori i ri, Erion Kadilli

Kinemaja e ‘vendit të shqiponjave’ do të paraqitet me veprat: “Vdekja e Kalit” (“La morte del Cavallo”), i Saimir Kumbaros, “Parrullat” (“Slogans”), i Gjergj Xhuvanit, “Përrallë nga e kaluara” (“Favola dal Passato”) dhe “Gjoleka djali i Abazit” (“Padre e Padrino”) i Dhimitër Anagnostit. Gjithë filmat do të jenë në gjuhën origjinale me titra në italisht. Si hapës do të jetë edhe një dokumentar: “Mali i Niçes – Në udhëtim me Gianni Vattimo”, i regjisorit të ri, Erion Kadilli.

Dhimitër Anagnostit, si i ftuar, do t’i dedikohet mbrëmja e 10 tetorit, përtej programit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama