Deri më tani janë 17 futbollistë të kombëtares shqiptare të futbollit, ata të cilët kanë marrë ftesë nga tranjeri Giani De Biasi. Mësohet se pjesa tjetër e lojtarëve do të njoftohet në ditët në vazhdim. Lista përfundimtare me 22 futbollistë do të prezantohet 1 javë para ndeshjes!
Shqipëria në datën 29 Mars luan ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të saj, atë me Armeninë dhe një fitore do ta bënte ekipin tonë kandidat serioz për të marrë pjesë në Euro 2016.
Lojtarët e ftuar deri më tani:
Etrit Berisha
Alban Hoxha
Lorik Cana
Mërgim Mavraj
Arlind Ajeti
Ansi Agolli
Elseid Hysaj
Andi Lila
Emir Lenjani
Alban Meha
Taulant Xhaka
Ergys Kaçe
Amir Abrashi
Shkëlzen Gashi
Odise Roshi
Bekim Balaj
Sokol Cikalleshi











