Kreu » Lajme » Sporti » Ndeshja e boksit kthehet ne sherr masiv (VIDEO)
Ndeshja e boksit kthehet ne sherr masiv (VIDEO)
Botuar: 14 vite më parë
Shkruar nga:
Një ndeshje boksi në Argjentinë ka marrë një kthesë të dhunshme pasi i preferuari i publikut ka humbur me vendim të gjyqtarëve. Ndeshja mes vendasit Luis “El Mosquito” Lazarte dhe Xhon Riel Kasimero të Filipineve u mbyll me vendim të jurisë. Por kur ky i fundit u shpall fitues, salla shpërtheu në protesta duke gjuajtur në ring me shishe dhe ndenjëse, ndërsa më pas filloi një zënkë masive mes palëve, ndërsa stafi i filipinasit mundohej të largohej nga ringu.