Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen miqësore “Itali – Shqiperi” e cila do të luhet ne Genova, Itali, në stadiumin Luigi Ferraris, do të jenë të disponueshme pranë FSHF-së nga data 10 Nëntor, ora 13.00. Sektori i biletave për tifozerinë shqiptare është ai i ilustruar në figurë në sektorët OL3 e TL5. Çmimi i biletës është 10 euro.
Gjithashtu, për të gjithë tifozët shqiptarë që duan të ndjekin ndeshjen në sektorin e dedikuar për tifozerinë shqiptare, FSHF ka mundësuar nëpërmjet Federatës Italiane aktivizimin e një sporteli të dedikuar për tifozerinë Shqiptare. FSHF njofton të gjithë të interesuarit se kusht i domosdoshëm për blerjen e biletës është ai i paraqitjes së një dokumenti identifikimi dhe dhënia e informacioneve të mëtejshme: Emër, Mbiemër, datëlindje, gjini, vendlindje. Çmimi i biletës është i vendosur nga Federata Italiane dhe FSHF nuk do të shtojë asnjë kosto tjetër për tifozët shqiptarë që do të duan të marrin pjesë në këtë event.











