Myller E pabesueshme por keshtu eshte futbolli

Myller: E pabesueshme, por keshtu eshte futbolli
Pas dështimit në finale, fjalët janë të vështira për t’u gjetur nga sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler. Ai ishte autori i golit të parë të klubit gjerman 7 minuta para përfundimit të ndeshjes, çka solli festën në stadiumin “Alianc Arena”, por që zgjati vetëm pak minuta. Dhe Mylerit dështimi përpara tifozerisë në shtëpi i duket një ëndërr e keqe. “Është e pabesueshme! Nuk arrij që ta bind veten që gjërat shkuan kështu. Mirëpo futbolli e ka treguar në të kaluarën se jo gjithmonë në përfundim të takimit ai që luan më mirë ngre dhe trofeun”, – tha lojtari i Bajernit.

Më tej ai shtoi se për çdo futbollist të ekipit është tepër e rëndë që të pranojë këtë zhgënjim. “E vështirë për t’u thënë me fjalë, por loja e bukur s’është gjithçka në këtë sport. Ndjenjë e hidhur, por pavarësisht se ishim më të mirët, ne dështuam”. Paraqitja Më pas, sulmuesi bavarez flet për golin e realizuar ndaj rivalëve anglezë.

“Ne u përpoqëm gjatë gjithë takimit që të shënonim, por e patëm mjaft të vështirë. E kontrolluam lojën, por ata ishin të gjithë në mbrojtje, e për na rrjedhojë na i bënë gjërat gati të pamundura. Megjithatë, në fund unë arrita që të shfrytëzoja mirë pasimin dhe mposhta Çehun. Nuk e mbajta dot veten, sepse ishte me të vërtetë një gëzim i madh. Kalimi në avantazh më bëri të besoja që kupa ishte e jona. Por ne humbëm, ky gol s’ka rëndësi.

Ne na u duk se e patëm fitoren në dorë, e pikërisht në fund prishëm gjithçka”, – tha Myler. Ai shtoi se Çelsi u tregua me të vërtetë një ekip i fortë, duke mos u dorëzuar asnjëherë dhe duke luftuar deri në fund. “Goli i Drogbasë na befasoi, pasi ne prisnim që të festonim. Më pas gjithçka u bë më e vështirë”, – u shpreh sulmuesi. Myler tha se në rastin e penalltive duhet të kesh edhe pak fat, gjë që Bajerni i Mynihut nuk e pati.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama