Murinjo emocionohet per Ranierin ja te gjitha urimet

Murinjo emocionohet për Ranierin, ja të gjitha urimet

Pas përplasjeve në distancë dhe ofendimeve ironike të bëra në vitet e kaluara, Zhoze Murinjo ka vendosur të kërkojë "falje" në mënyrën e tij, duke i bërë urime të sinqerta kolegut Klaudio Ranieri dhe ekipit të tij kampion.ranieri murinjo

Si trajneri kampion i sezonit të kaluar, portugezi nënvizon:

"Humba titullin kundrejt Ranierit, por ky është i vetmi moment në të cilin nuk ndiej keqardhje. Përkundrazi, po e jetoj me emocion të madh këtë moment magjik të karrierës së Klaudios. Dua të përgëzoj jo vetëm atë, por të gjithë pjesëtarët e Leiçesterit, nga lojtarët, te stafi teknik, pronarët dhe tifozët".

Urimet e tjera

Leiçesteri ishte një përrallë e bukur, e cila nuk ka përfshirë vetëm botën e sportit, por me sa duket edhe atë të politikës, duke qenë se qoftë kryeministri anglez, por edhe ai italian nuk kanë munguar me urimet e tyre: "Shumë përgëzime Leiçesterit. Një titull jashtëzakonisht i merituar", postonte Dejvid Kamerun. "Arritja më e madhe e futbollit anglez u udhëhoq nga një italian. Një Leiçester i madh, por edhe një Ranieri madhështor", shkruante Mateo Renzi.

Ndërkohë, kolegë të tjerë që kanë bërë urimet e tyre kanë qenë Karlo Ançeloti, Roberto Mançini, Masimiliano Alegri, por jo vetëm, ku pa dyshim baza ka qenë e njëjtë: "Përgëzime Leiçesterit dhe mikut tim Ranieri", nënvizonte Ançeloti.

"Urime Ranierit dhe Leiçesterit. Nuk ishte e lehtë të mundje të mëdhatë e Premierit", shkruante Manço. "Organizimi i shkollës italiane pushtoi Premierin. Bravo Ranierit, përgëzime Leiçesterit", ishte urimi i Alegrit. Ndërkohë, nuk mund të mungonin komplimentet e shumta nga shumë yje të këtij sporti, si Del Piero, Bufon, Bonuçi, Van der Sar, Nevill, Aguero e shumë të tjerë..

Përgatiti: JETON STAMOLLA


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama