Murinjo elozhe Januzajt pas largimit Kam plane per te ne Premier Lige

Murinjo elozhe Januzajt pas largimit: Kam plane për të në Premier Ligë

Trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo, thotë se ka plane për Andan Januzajn në Premier Ligë.

Murinjo dhe Januzaj

Murinjo dhe Januzaj te Mançesteri

Talenti me origjinë shqiptare u huazua së fundmi nga Junajtid te Sandërlendi për 1 sezon, por me sa duket tekniku portugez do të vijojë ta mbajë nën mbikëqyrje formën e tij.

"Januzaj? Bën pjesë në planet e mia, pikërisht për këtë motiv e kemi huzuar në një klub të Premier Ligës (Sandërlend). Mendoj se është një lojtar me talent dhe dua ta ndjek rritjen e tij nga afër",-ka thënë Murinjo.

Ndërkohë, Andan Januzaj ka veshur fanellën e Sandërlendit dhe këtë e konfirmoi sot trajneri David Mojes.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama