Mosnjohja e shtetit te Kosoves detyron Ukrainen te emigroje

Mosnjohja e shtetit të Kosovës detyron Ukrainën të emigrojë

Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në një raund kualifikues pas pranimit në FIFA dhe UEFA, mirëpo në Grupin I ku ajo është vendosur, ka shtete që nuk e njohin si shtet të pavarur. Një prej tyre është Ukraina dhe kjo bën që shtetasit e përfaqësueses së Kosovës të mos lejohen të futen në territorin e tyre me atë mjet identifikimi me statusin e sportistëve dhe të një ekipi përfaqësues futbolli.

kosova

Kjo ka sjellë një shqetësim për pjesën e futbollit, pasi zyrtarë të Federatës së Futbollit të Ukrainës nuk e dinë se ku do ta organizojnë ndeshjen eliminatore për kampionatin botëror "Rusi 2016" kundër përfaqësueses së Kosovës. Federata ukrainase ende nuk ka marrë lejen nga qeveria në Kiev nëse do të lejohet Kosova të futet brenda territorit ukrainas dhe të luajë, ndaj është vënë përpara përgjegjësisë për organizimin e këtij takimi.

shevcenko

Për këtë, Ukraina është detyruar që në FIFA t'i paraqesë dy stadiume, përfshirë një alternativë për këtë ndeshje. Stadiumi i parë është ai i Odesas, në jug të Ukrainës, kurse si alternativë është vendosur një tjetër impiant në Turqi. Në rast se qeveria ukrainase, refuzuese e pavarësisë së Kosovës, nuk lejon që kjo ndeshje të luhet në Ukrainë, atëherë ajo do të zhvillohet në Turqi.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama