Morata adios Juventusit

Morata, adios Juventusit

Alvaro Morata do të rikthehet në Madrid. morataMediat italiane janë të sigurta për vendimin e spanjollit, edhe pse ende askush nuk di se ngjyrat e cilës skuadër do të mbrojë sulmuesi vitin që vjen.

Menaxherët

Sipas radios "Cadena Ser", menaxheri i Alvaro Moratës, Huanma Lopez, është parë dje në zyrat e Realit të Madridit në "Santiago Bernabeu".

Në atë takim, mendohet se menaxheri ka pyetur Realin për planet që ka për klientin e tij, pra nëse mendon ta mbajë në Madrid apo të largojë. Mendohet se Reali do të riblejë Moratën me qëllim për të fituar para (flitet për diferencën mes 30 milionëve që do të derdhin në arkat e piemontezëve dhe shifrës që mund të përfitojnë nëse do ta shesin te PSG-ja ose Arsenali).

"Adios amigo"

"Zonja e Vjetër" ka kuptuar nëpërmjet një postimi në "Instagram" se shumë shpejt nuk do të mbështetet më te paraqitjet e lojtarit. Miqtë të tij të ngushtë, të cilët janë pronarë të një restoranti të njohur në Torino ("Trattoria Fratelli Bravo") kanë postuar në faqen e tyre zyrtare një fotografi ku kishin bashkuar dy portrete (në njërin ishin së bashku me lojtarin, ndërsa pak më poshtë shihej një gotë kapuçinoje me dedikimin që nuk ka nevojë për interpretim: "Adios amigo").

I pakënaqur

Këtë betejë Juventusi e ka humbur për faj të saj. Është vetë Alvaro Morata, ai që ka thënë se kërkon të largohet nga Torino pasi dëshiron të transferohet te një ekip që i garanton vendin e titullarit. Këtë sezon ai nuk ka pasur një privilegj të tillë, pasi ka luajtur për 2377 minuta (Dibala është aktivizuar për 3079´ dhe Manxukiç për 2677´).

Roli i Aliçes

Në këtë situatë pak vlerë kanë lutjet që i kanë bërë tifozët e Juves të dashurës së Moratës. Aliçe Kampelo në ditët e fundit ka marrë shumë mesazhe nga tifozët e Juves që i kërkojnë të bindë të dashurin të mos largohet nga Torino.

Përgatiti: ALTIN VORPSI


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama