Milanit i largohet edhe ikona e fundit e ardhmja e tij jashte Italise

Milanit i largohet edhe ikona e fundit, e ardhmja e tij jashtë Italisë

Milanit i largohet një tjetër emër i njohur që i ka shërbyer klubit për një numër rekord vitesh, Mauro Tasoti.

tassotti-milan-torino-spaziomilanNë 36 vitet e karrierës së tij Tasoti ka pasur disa role te Milani, si lojtar, trajner etj.

Mediat italiane kanë pasqyruar gjerësisht lajmin e largimit të tij. Paçka se kishte një kontratë deri më 2017 me kuqezinjtë, marrëveshja mes Tasotit dhe klubit u zgjidh me konsensus. Milani e përcolli largimin me një letër të gjatë në të cilën përmendi të gjitha arritjet e tij.

Tashmë e ardhmja e ikonës së Milanit i përket Ukrainës. Tasoti do të jetë zëvendës i Shvçenkos, i cili së fundmi ka marrë drejtimin e stolit të Ukrainës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama