Milani ne udhekryq/ Ja pse kinezet i thane JO Berluskonit

Milani në udhëkryq/ Ja pse kinezët i thanë JO Berluskonit

Kinezët i largohen Milanit. Pas bisedimeve në javët e fundit mes investitorëve kinezë dhe shoqërisë 'Fininvest' të Silvio Berluskonit, gjërat duket se nuk po ecin në drejtimin e duhur për "Kavalierin".

101012153-00242f90-fe7a-4c09-8313-e84aeefebb67

Mediat italiane shkruajnë se delegacioni kinez i përfaqësuar nga Gancikoff, nuk do të jetë fundjavën e ardhshme në Milano.

"Ishte parashikuar jo vetën një takim në 'Villa San Martino' për të njohur Berluskonin, por edhe të shtunën në tribunën e 'San Siros' për të ndjekur finalen e Champions-it mes Realit dhe Atletikos. Megjithatë, duket se flitet vetëm për një tërheqje, por është e qartë që situata është komplikuar tërësisht",-shkruan "Corriere dello Sport".

Një nga arsyet e largimit të kinezëve është moskonfirmimi i lidershipit të Berluskonit që ka udhëhequr kuqezinjtë në 30 vitet e fundit.

Maksimumi që i është ofruar atij është roli i presidenti të nderit, por kjo duket se e ka prekur atë më shumë se sa rezultatet e dobëta të Milanit.

Më herët, mediat italiane kanë shkruar se kinezët ishin në bisedime me drejtues të Milanit dhe shuma që flitej për kalimin e aksioneve shkonte në rreth 740 milionë euro.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama