Milan Llorente e Nastasic jane idete e reja. Vizita mjekesore ne Kolumbi per Bacca

Milan: Llorente e Nastasic jane idete e reja. Vizita mjekesore ne Kolumbi per Bacca

Shkëmbimi i dokumentave mes Milan dhe Seviljes për Baca ka përfunduar. Sot mjeku ekipit kuqezi, Mazzoni, dhe drejtori sportiv, Maiorino, do të nisen në Kolumbi. I pari do te kryej ekzaminimet mjekësore ndersa i dyti për të nënshkruar kontratën të cilën do e lidhi me klubin e Milanos për 4 vitet e ardhshme.

Milani gjithashtu po kryen levizje tjera ne merkato, Luiz Adriano është në gatishmëri dhe pritet vetëm përgjigja Shakhtar Donetsk, oferta për ekipin Ukrainas është 4 milion euro për ta marr shërbimet e lojtarit ketë vere. Juventus ka ofruar shërbimet e spanjollit Fernando Llorente, i cili ka simpatinë e trajnerin Mihajlovic por ekipi Milanit ëndërron rikthimin e Ibrahimovic.

Në aksin Anglez sot priten takime me menaxherin e Jovetic dhe Nastasic, lojtari Manchester City nuk dëshiron të qëndroj një tjetër  sezon ne stol dhe ekipi Anglez nuk dëshiron te paguaj një rroge te lart për një lojtar që aktivizonte shume pak, Jovetic  ka folur dhe me ekipin tjetër te Milanos por pa arritur në një marrëveshje. Priten një tjetër duel mes Milanit e Interit për shërbimet e sulmuesit nga Mali i Zi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama