Mihajlovic ia dorezon Ajetin nje mjeshtri te mbrojtjes

Mihajloviç ia dorëzon Ajetin një mjeshtri të mbrojtjes

Sinisha Mihajloviç duket se synon që të aktivizojë Arlind Ajetin si titullar gjatë këtij sezoni. Për këtë arsye, ai i ka kushtuar vëmendje të madhe mbrojtësit 22 vjeçar shqiptar i cili nënshkroi një javë me parë me skuadrën e Torinos.

Ajeti dhe Moreti ne stervitje

Ajeti dhe Moreti ne stervitje

Trajneri serb ka caktuar një ekspert të mirëfilltë të mbrojtjes që të shërbejë si "mësues" për futbollistin shqiptar në ditët e tij të para te skuadra e re. Sipas "Toro News", Mihajloviç ka vendosur që 35 vjeçari Emiliano Moreti të monitorojë futbollistin shqiptar dhe t'i mësojë atij hilet e zanatit në formacionin e ri ku Ajeti pritet të jetë një nga titullarët në rreshtimin me katër në prapavijë.

Moreti ka luajtur gjatë karrierës së tij me skuadra të njohura si Fiorentina, Juventus, Valencia e Xhenoa para se të zbarkonte në Torino. Normalisht, "veterani" është një konkurrent direkt me Ajetin për vendin në formacion, por ai është udhëzuar që këtë konkurrencë ta përdorë për t'i mësuar sa më shumë lojtarit shqiptar gjatë stërvitjeve.

Moreti ne ndeshjen kunder Shqiperise

Moreti ne ndeshjen kunder Shqiperise

Emiliano Moreti ka luajtur vetëm dy ndeshje me fanellën e përfaqësueses italiane, ndërsa vendosi rekordin si debutuesi më i vjetër me fanellën e kaltër në moshën 33 vjeç, 5 muaj dhe 7 ditë. Ky rekord u vendos pikërisht përballë Arlind Ajetit, në ndeshjen miqësore të luajtur mes Italisë dhe Shqipërisë në nëntorin e vitit 2014.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama