Messi nderron mendje per Argjentinen

Messi nderron mendje per Argjentinen

Duket se Lionel Messi ka vendosur të kthehet te kombëtarja e Argjentinës Trajneri i ri i Argjentinës, Edgardo Bauza, e ka bindur yllin e Barcelonës, Leo Messin që të kthehet te kombëtarja e Argjentinës, kështu shkruan ‘Mundo Deportivo’.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Bauza është takuar me Messin menjëherë pas ndeshjes miqësore që Barcelona e zhvilloi me Sampdorian në ‘Camp Nou’.

Edhe përkundër se trajneri i ri i kombëtares bardhekaltër, Edgardo Bauza, e mohoi te kenë folur për rikthimin e Messit, e vërteta duket të jetë krejtësisht ndryshe.

Sipas ‘Mundo Deportivos’, ata kanë diskutuar për mundësin e rikthimit të Messit në “albiceleste” dhe duket se ky takim ka dhënë fryte, pasi sulmuesi argjentinas thuhet se ka vendosur të bëjë disa hapa mbrapa dhe të veshë përsëri fanellën e Argjentinës.

Kujtojmë se Leo Messi mori vendimin për t’u pensionuar nga kombëtarja pas humbjes nga Kili në finale të ‘Copa America’ në qershor të këtij viti.

‘Mundo Deportivo’ më tej shkruan se numri 10’të i Barcelonës do ta zyrtarizojë kthimin e tij te përfaqësuesja kur të jetë momenti i duhur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama