Mesfushori brazilian nderpret kontraten me Kukesin Nuk gjeti hapesira

Mesfushori brazilian ndërpret kontratën me Kukësin: Nuk gjeti hapësira

Mesfushori brazilian Filipe Gumaraes nuk është më pjesë e skuadrës së Kukësit. Klubi verilindor njofton se ka gjetur akordin gjatë ditës së sotme me futbollistin për të ndërprerë kontratën.

Filipe Guimaraes

Filipe Guimaraes

"Lojtari ka kërkuar vetë shkëputjen e bashkëpunimit dhe kjo dëshirë i është plotësuar nga drejtuesit e klubit. Mesfushori nuk gjeti shumë hapësira te skuadra verilindore",-thuhet në një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare të klubit në "Facebook".

Palët duket se janë ndarë në 'paqe', pasi thuhet se Guimaraes ka falënderuar Kukësin për mundësinë e ofruar dhe i ka uruar suksese skuadrës në vazhdim, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe klubi.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama