Mergjyshi Kam marre garanci financiare pse zgjodha Korabin

Mërgjyshi: Kam marrë garanci financiare, pse zgjodha Korabin

Ajo që ishte paralajmëruar ndodhi katër ditë më parë, teksa Artan Mërgjyshi u emërua trajner i Korabit të Peshkopisë. Në një prononcim për "Panorama Sport, vetë tekniku i ri i Korabit ka treguar pse mori përsipër t'i drejtojë dibranët në Superiore.

mergjyshi korabi

"Zgjodha Korabin se këtë klub e njoh prej vitesh, që kur luaja vetë në Peshkopi. Kam nostalgji, pasi kam kaluar momente shumë të mira si futbollist. Tashmë kam vendosur përfundimisht që do ta drejtoj këtë skuadër dhe kjo erdhi edhe si rezultat i garancive që më dha klubi sa u përket financave. Nga e hëna mendohet që të firmosen kontratat e para, ndërsa 5-6 futbollistë do të jenë nga sezoni i kaluar.

korabi

Gjithsesi, unë nuk e njoh grupin e sezonit të kaluar dhe s'më është dhënë dhe mundësia për të parë qoftë edhe një ndeshje të tyre, por kryesisht edhe me drejtuesit e klubit kemi vendosur që disa prej futbollistëve të sezonit të kaluar të jenë edhe gjatë këtij sezoni të ri. Kuptohet që, në bashkëpunim dhe me drejtuesit, ne do të zhvillojmë një merkato ku do të synohen lojtarë cilësorë, në mënyrë që të ndërtojmë një skuadër që të jetë dinjitoze dhe të përballojë me sukses të gjithë ngarkesën e kampionatit të Superiores.

mergjyshi korabi

Jemi në bisedime me disa me disa futbollistëve, por emrat nuk po i përmend, pasi shumë shpejt do të nënshkruhen kontratat dhe do të bëhen publike", ka deklaruar kreu i pankinës dibrane, që tashmë pret nga drejtuesit afrimin e elementëve që ka kërkuar të ketë në skuadër.

Abdulla Dushku



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama