Menaxheri i Hysajt shpjegon situaten me klauzolen e largimit

Menaxheri i Hysajt shpjegon situatën me klauzolën e largimit

Do të rinovojë apo jo Elseid Hysaj kontratën e tij me Napolin? Kjo ka qenë pyetja që është përsëritur shumë shpesh gjatë ditëve të fundit në mediat italiane pas deklaratave dhe kundërpërgjigjeve që kanë ardhur nga të dy palët e interesuara.

hysaj stervitje

Për të sqaruar situatën ka ndërhyrë përsëri menaxheri i futbollistit, Mario Xhiufredi, i cili ka shpjeguar se firma ishte çështje procedurash, sado që të vononte, ndërsa ka bërë të ditur edhe qëndrimin rreth klauzolës së largimit që Napoli po planifikon të vendosë në kontratë.

"Do të takohemi për rinovimin, të enjten apo të premten. Nuk do të firmosim menjëherë, por nuk ka asnjë ngut për ta bërë një gjë të tillë. Unë për vete e shoh si një negociatë të thjeshtë dhe për t'u mbyllur shpejt, mendoj se duhet vlerësuar rritja dhe vlera aktuale e lojtarit.

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhiufredi

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhiufredi

Nuk di të them nëse Napoli do të propozojë apo jo përfshirjen e një klauzole largimi në kontratën e Elseidit. Por besoj se do ta pranojmë, mund të jetë diçka pozitive për të", shpjegoi Xhiufredi, i cili prej disa muajsh ka kërkuar publikisht që Napoli të rriste rrogën e futbollistit të përfaqësueses.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama