Memushaj te Peskara kontrata eshte deri ne vitin 2021

Memushaj te Peskara, kontrata është deri në vitin 2021

Kontrata që Ledian Memushaj ka nënshkruar me skuadrën e Peskarës është e vlefshme deri në vitin 2021 dhe jo deri në vitin 2020 siç ishte përfolur më parë.

Ledian Memushaj

Sipas "Tuttomercatoweb", klubi italian, pasi ka nënshkruar me futbollistin shqiptar këtë kontratë pesëvjeçare, e ka depozituar sot në zyrat e Ligës së Futbollit, për të zyrtarizuar marrëveshjen e arritur pak ditë më parë.

Kjo marrëveshje bën të qartë vlerësimin që ka klubi për futbollistin, praktikisht duke i ofruar atij mundësinë që të kalojë pjesën më të madhe që i mbetet nga karriera e tij futbollistike në radhët e Peskarës, ku ai është kthyer në një idhull për tifozerinë.

memushaj

Përveç zgjatjes së marrëveshjes ekzistuese dhe besimit te lojtari, klubi i ka përmirësuar ndjeshëm edhe parametrat financiarë të kontratës që mëparshme, duke ia përshtatur ato cilësisë së Memushajt i cili mban shiritin e kapitenit te Peskara.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama