Ledian Memushaj, i karakterizuar edhe nga sensi i tij i humorit, ka vënë nga një pseudonim ose sinonim për një pjesë të shokëve të Kombëtares. "Të gjithë i kam miq të mirë dhe ata më njohin. E dinë që nuk janë dashakeqëse, por batuta. Gjithsesi, do mundohem t'ua gjej shumë të përafërta", u shpreh mesfushori vlonjat duke qeshur.
Berisha - Seriozi
Shehi - Më serioz se Berisha
Lila - Simpatiku
Mavraj - Muri (Është shumë i fuqishëm, si mur në qendër të mbrojtjes)
Hysaj - Bimbo (Kështu e thërras, sepse është si vogëlush në fytyrë, por futbollist i jashtëzakonshëm në fushën e lojës)
Ajeti - Tullaci
Cana - Legjendë
Roshi - Harmonia (Pa të në grumbullime, nuk do të qeshnim dot aq shumë. Mban ekipin në harmoni)
Abrashi - "Pitbulli"
Kukeli - I përuluri
Sadiku - Kurnaci. As një kafe nuk të paguan. (qesh)
Cikalleshi - Turku (Që kur ka vajtur në Turqi, ka lënë mjekër)
Balaj - Ivan Drago (Si ai aktori tek ai filmi)
De Biazi - I shqetësuari (Është gjatë gjithë kohës në ankth dhe i shqetësuar para ndeshjeve)
Tramexani - Bukuroshi (I pëlqen pamja e tij e jashtme)