Mbyllet shorti i Champions League Besnik Hasi ne grupin e ferrit

Mbyllet shorti i Champions League, Besnik Hasi në grupin e ferrit

UPDATE/ Ka përfunduar sot pasdite hedhja e shortit të Champions League në Montekarlo. Tetë grupet rezervojnë jo pak surpriza për 32 ekipet pjesëmarrëse.

champions

Shorti është pa dyshim hapi i parë i këtij kompeticioni, pasi të gjitha skuadrat njohën rivalet tyre të fazës së parë.

Në vazon e parë u renditën 7 kampionët e 7 ligave më të forta të Europës, ndërsa skuadra e 8 ishte fituesi në fuqi, Reali i Madridit.

Sfidat

Ekipi i Legias i drejtuar nga trajneri shqiptar Besnik Hasi ra në Grupin F ose siç mund të quhet ndryshe edhe "grupi i ferrit", pasi në të bëjnë pjesë ekipe si Reali i Maridid, Dortmundi dhe Sportingu.

Ndërsa për mbrojtësin kuqezi Elseid Hysaj, situata duket disi më e lehtë, pasi Napoli është në Grupin B me Benfikën, Dinamon e Kievit dhe Beshiktashin.

Një tjetër përballje e fortë pritet të jetë në Grupin A. Ky grup rezervon edhe përballjen e dy vëllezërve Xhaka, pasi Arsenali i Granitit do të përballet me Bazelin e Taulantit. Dy ekipet e tjera në këtë grup janë PSG-ja dhe Ludogorets.

Për sa i përket përballjeve të ekipeve të mëdha, Bareloca do të ndeshet me Mançester Sitin në Grupin C, ndërsa gjermanët e Bajernit të Mynihut do të ndeshen me Atletikon.

Fituesit e Premier Ligës, Leiçester Siti, gjetën Porton në Grupin G, ndërsa kampionia e Italisë, Juventusi, do të sfidojë Sevijën.

Grupet:

Group A: Paris Saint-Germain (FRA), Arsenal (ENG), Basel (SUI), Ludogorets Razgrad (BUL)

Group B: Benfica (POR), Napoli (ITA), Dynamo Kyiv (UKR), Besiktas (TUR)

Group C: Barcelona (ESP), Manchester City (ENG), Borussia Mönchengladbach (GER), Celtic (SCO)

Group D: Bayern München (GER), Atlético Madrid (ESP), PSV Eindhoven (NED), Rostov (RUS)

Group E: CSKA Moskva (RUS), Bayer Leverkusen (GER), Tottenham Hotspur (ENG), Monaco (FRA)

Group F: Real Madrid (ESP, holders), Borussia Dortmund (GER), Sporting CP (POR), Legia Warszawa (POL)

kater-grupet

grupi-idyte

Përfitimet

Bonusi i UEFA-s, ashtu sikurse vjet, për të shpërblyer skuadrat më të mira të turneut, është 1 miliard e 257 milionë euro, nga të cilat 50 janë shpërndarë për ekipet që kanë qenë pjesëmarrëse në fazën "play-off".

Kjo shumë e mbetur shpërndahet në bonuse për arritjet sportive, për një total prej 724 milionë eurosh, ndërsa pjesa tjetër shkon për "market pool"-in e famshëm që përfshin të ardhurat nga të drejtat televizive dhe sponsorizimet.

Prandaj të gjitha skuadrat janë në garë mes tyre jo vetëm për prestigj dhe për trofeun e lakmuar, por edhe për një "thes" me miliona euro që rezervon ky kompeticion.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama