Mbrojtja me zhgenjeu humbem se aktivizova dy fantazista

Mbrojtja më zhgënjeu, humbëm se aktivizova dy fantazista

Komisari teknik i Gjermanisë ishte pjesërisht i kënaqur me performancën e skuadrës së tij. Sipas tij, në një ditë të errët të skuadrës që kishte zgjedhur vetëm sulmi shpëtonte.

451001016"Me lojën që kemi bërë në sulm jam i kënaqur. Prodhuam një sërë aksionesh të rëndësishme, duke krijuar shumë korridore të mira. Për të qenë i ndershëm, jam i pakënaqur me paraqitjen e mbrojtësve.

Patëm shumë probleme aty, mbase për faktin se kishim hedhur në fushë dy numra dhjetë, si Draksler dhe Gëce. Duke u rreshtuar ashtu, i dhuruam shumë hapësira Sllovakisë", analizoi Lëv.

Të rinjtë - "Në takime të tilla nuk mund të presim shumë prej talenteve si Brandt, Kimish, Vajgl dhe Leno.

Ata kanë kualitetin e duhur për të krijuar një të ardhme të artë. Pas një takimi të tillë, për mua ka rëndësi që të gjithë lojtarët të jenë mirë e të mos kenë pësuar dëmtime".

Të dëmtuarit - "Për të kuptuar se kur mund të kemi gati lojtarë si Humesl, Rojs apo Shvajnshtaiger, do të takohem me stafin mjekësor. Ata do të më thonë se kur mund të rikuperojmë këta lojtarë".

Kushtet atmosferike - "Kurrë më parë nuk kam parë një stuhi të tillë. Sot kam 'shijuar' pushimin më të madh mes pjesëve të jetës sime. Pas 15 minutave, arbitri kishte në dispozicion 30 minuta të tjera për të vendosur nëse do të luanim ose jo. Ai vendosi që të luanim, por ne e patëm të vështirë, pasi terreni na i vështirësoi kombinimet".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama