Mbreterimi i Ronaldos ne Madrid deri ne 2021

Mbreterimi i Ronaldos ne Madrid deri ne 2021

Real Madrid nxitoi ta zyrtarizonte fillimihst nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa paraditen e së hënës i rezervoi një ceremoni në ambjentet e stadiumit Santiago Bernabeu.

Pas Gareth Bale (2022), Luka Modric (2020), Lucas Vázquez (2021) dhe Toni Kroos (2022), Cristiano Ronaldo është futbollisti i pestë që rinovon kontratën përtej vitit 2020, më saktësisht deri në 2021 me madrilenët.

Me 23 milionët neto që ai merr  çdo vit do të vazhdojë të mbetet futblisti më i paguar i klubit. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe për një futbollist që ka shënuat 372 gola në 360 ndeshje, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit më të titulluar në Spanjës.

Në përfundimin e ceremonisë, i shoqëruar nga presidenti Florentino Perez dhe me një fanelë të shkruar “Ronaldo 21”, portugezi foli përpara gazetarëve.

“Është një ditë e veçantë për mua. Reali është në zemrën time. Rinovimi edhe për 5 vjet të tjera është një moment special. Dua të vazhdoj të fitoj me këtë skuadër. Jam në momentin më të mirë të karrierës: fitova Champions, Evropianin dhe rinovimin”, u shpreh luzitani.

Ronaldo ndërkohë është edhe favoriti kryesor për të fituat ‘Topin e Artë’ këtë vit: “Pasi fitova Champions dhe Evropianin, tituj personalë nuk varen prej meje dhe nuk ndihem i fiksuar te kjo pjesë”, deklaroi Ronaldo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama