Maya kthehet me trofe

'Maya' kthehet me trofe
Filmi “Maya” i regjisorit Pluton Vasi është nderuar me cmimin e Festivalit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Swansea Bay Film Festival”, që zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është një nga dy cmimet e mëdha që ky festival u rezervon atyre që konsiderohen si prodhimet më të mira. Për regjisorin Vasi celësi i suksesit është bashkëpunimi i ngushtë i trupës së realizimit. Në role kryesore: Rovena Lule Kuka, Gent Kame dhe Muzafer Ziflaj. Skenari Luljeta Lleshanaku, Muzika Hajg Zaharian, producente Vjollca Dedei. E në fakt, shpërblimi është cmimi i madh në këtë festival, që konsiderohet si më i madhi në Britani për nga numri i filmave që shfaqen. Ishin 90 filmat pjesëmarrës nga e gjithë bota. Përpos “Maya”, prodhim tërësisht shqiptar, fituesit e kategorive të tjera ishin prodhime britanike, 3 të Commonwealthit, 4 amerikanë dhe bashkëpunime me Britaninë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama