Mavraj pergenjeshtron Armando Duken Babai im nuk ka vdekur

Mavraj pergenjeshtron Armando  Duken: Babai im nuk ka vdekur

Mërgim Mavraj ka përgënjeshtruar kryetarin e Federatës së Shqipërisë, Armando Duka i cili gjate ndeshjes me Armenine ne Elbasan Arena tha se babai i tij ka ndërruar jetë. "Unë e ngushëllojë Mavrajn për babin. Ai sakrifikoi, sepse e dinte se e ka babin duke vdekur, dhe luajti. Mavraj sot ka qenë sakrifikuesi më i madh shqiptar”, deklaroi Armando Duka.
 
Por ishte vete Mavraj i cili ne perfundim te ndeshjes pergenjeshtroi kete lajm.

Mavraj: Nuk ka vdekur. Se di kush e shpiku

“Nuk ka vdekur babai im. Nuk e di kush e shpiku këtë gënjeshtër”, tha Mavraj.

Babai i Mavrajt ishte i sëmurë dhe pikërisht golin ia kushtoi babait të tij me bluzen “Babi të dua”, te cilen e mbante poshte fanelles se kombetare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama