Dje është publikuar lajmi se Federata Shqiptare e Futbollit i kishte dhënë leje futbollistit shqiptar me origjinë nga Kosova, Mërgim Mavraj, që të luante me përfaqësuesen e Kosvës në ndeshjen kundër Senegalit. Tranjeri Albert Bunjaku ka kërkuar të përforcojë mbrojtjen e skuadrës pas humbjes 6-1 ndaj Turqisë në Mitrovicë. Por pavarsisht dëshirës së lojtarit dhe bashkëpunimit midis dy federatave, Mavraj nuk do ti bashkohet Kosovës për ndeshjen e radhës, pasi klubi i tij, Koln, nuk ia ka lejuar një gjë të tillë. Sipas “Korner” klubi gjerman nuk i ka dhënë leje futbollistit për të udhëtuar drejt Zvicrës të dielën, për ndeshjen kundër Senegalit. Megjithatë, tranjeri Albert Bunjaku ka falenderuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Mergim Mavrajn, për disponibilitetin e treguar.