Marota del hapur Dua Championsin

Marota del hapur: Dua Championsin

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Xhuzepe Marota, gjatë një interviste për rrjetin e kanaleve "Sky Sport", ka prekur disa tema interesante duke filluar nga shorti i Ligës së Kampionëve.

xhusepe marota

"Shorti është në çdo sezon i njëjtë, pasi ekipet janë elitare. Kjo nuk do të thotë se po kërkojmë alibi, pasi duhet të kalojmë turin me çdo kusht dhe të konkretizojmë me sukses objektivin. Presioni? Juventusi kur është pjesëmarrës në një kompeticion synon gjithmonë maksimumin.

Sivjet mendoj se jemi përforcuar mirë në merkato dhe kemi më shumë shanse për të fituar. Mirëpo, potencialin tonë duhet ta tregojmë në fushë",- tha italiani.

Më tej ai shtoi: "Në Champions duhet të të ndihmojë edhe fati për të fituar, por ne jemi një skuadër e fortë dhe luftarake. Mund të shkojmë larg".

juventus

Drejtori i përgjithshëm i Kampionëve të Italisë pasi foli për shortin, u ndal te merkatoja: "Matuidi? Kemi një takim të rëndësishëm në Montekarlo. Po kërkojmë një mesfushor dhe nuk e mohoj faktin që Matuidi i përgjigjet kërkesave tona. Kemi biseduar me PSG-n, por nuk dua të flas për shifra, jam i kujdesshëm. Hames Rodrigez? Mundësia që lojtari t'i bashkohet Juventusit është zero".

Marota foli edhe për Kuadradon: "Është një lojtar me një potencial të madh dhe ne besojmë shumë tek ai. Huan kërkon të rikthehet te Juvja, por është nënkontratë me Çelsin. Shpresojmë që deri në përfundim të merkatos të gjejmë gjuhën e përbashkët me anglezët për lojtarin.

Kovaçiç? Me Perezin kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe i njëjti diskutim vlen midis Juventusit dhe Realit të Madridit. Disa emra që qarkullojnë në merkato janë qesharake, por kjo është e bukura e futbollit. Me Perezin nuk kemi folur për emra lojtarësh, ata që luajnë me Realin nuk do të largohen nga Madridi."

LEAR MAÇI



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama