Mario Balotelli do te behet baba

Mario Balotelli do te behet baba
Raffaella Fico, e dashura e lojtarit të kombëtares italiane, ka rrëfyer se ia kishte dhënë lajmin e mirë superMarios përpara ndeshjes me Gjermaninë. Fitorja e Italisë në Euro 2012, ndoshta do të kishte qenë vetëm qershia mbi tortë për Mario Ballotelin. Kjo, pasi ai ka marrë lajmin e mirë se së shpejti do të bëhet baba. Kjo është konfirmuar nga e dashura e futbollistit, modelja Raffaella Fico, në një intervistë për revistën italiane ‘Chi’.

“E telefonova Marion një ditë përpara ndeshjes me Gjermaninë dhe i thashë: ‘E mban mend ëndrrën tonë për t’u bërë prindër? Ajo ëndërr u bë realitet. Po presim një fëmijë. Ai u përgjigj: Ky është lajmi më i bukur. Ditën tjetër shënoi 2 gola kundër Gjermanisë”, – tregon Raffaella.

Çifti prej muajit maj i kishin shkëputur marrëdhëniet, dhe pikërisht në këtë kohë modelja ka zbuluar se ishte shtatzënë. Sipas Fico, Balotelli ishte ndarë me të jo se nuk e donte, por për arsye të tjera të cilat janë jashtë dashurisë që ata kanë për njeri-tjetrin.

“Djali apo vajza që do të vijë në jetë nuk do të jetë pa baba. Mario më ka kërkuar edhe më parë që të martohemi. Tani jam duke pritur pikërisht kthimin e tij për të mësuar edhe seksin e fëmijës sonë. Jam e sigurt që Mario do të jetë një bashkëshort dhe baba shumë i mirë”, – ka rrëfyer modelja.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama