Mancester Siti prezanton Sane Erdha prej Pep Guardioles

Mançester Siti prezanton Sane: Erdha prej Pep Guardiolës

Mançester Siti ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit 20 vjeçar Leroi Sane nga Shalke. Futbollisti i ka kushtuar klubit anglez 42 milion paund, ndërsa ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

36CD0F8100000578-3719522-image-a-1_1470129413628

Pikërisht trajneri spanjoll ishte një nga arsyet se pse futbollisti i talentuar kishte zgjedhur të lëvizte nga Gjermania drejt Anglisë. "Guardiola ishte një nga arsyet", pohoi lojtari. "Ai më bindi të vija këtu dhe se mund të vazhdoj të bëj progres. E di që do të mësoj shumë nën drejtimin e tij dhe tani mund të bëj hapin e radhës në karrierën time.

E ndiqja Pep kur ishte te Bajern, ku ai arriti shumë dhe punoi shumë mirë me lojtarë të rinj. Mendoj se ai mund të më bëjë një futbollist më të kompletuar", theksoi lojtari.

36C8715500000578-3719487-image-a-30_1470127433386

Sane cilësohet si një nga talentet më premtues në futbollin europian. Që nga debutimi i tij në prillin e vitit 2014, ai ka treguar cilësi të jashtëzakonshme. Në sezonin e kaluar, ai luajti 42 ndeshje me Shalken, duke shënuar 9 gola. Ndërkohë, Sane fitoi edhe një vend në përfaqësuesen gjermane që mori pjesë në Euro 2016.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama