Manaj zbulon ambiciet te Peskara Dua ti ngjaj vetes pas 10 vitesh

Manaj zbulon ambiciet te Peskara: Dua ti ngjaj vetes pas 10 vitesh

Të tjera detaje përblikohen rreth ambicieve të Rei Manajt në Itali. Sulmuesi 19-vjeçar u huazua dy ditë më parë nga Interi te Peskara dhe në intervistën e parë, u shpreh se mezi priste të tregonte talentin e tij.

Rei Manaj

Rei Manaj

Mediat italiane kanë publikuar pjesën e dytë të intervistës së Manajt, në të cilën ai flet për personalitetin e tij dhe karrierën.

"Unë Lapadula i ri? Ta marrim shtruar, këtë do e thoni ju. Karakteristika ime më e veçantë? Personaliteti. Kujt dua t'i ngjajë? Vetes time pas 10 vitesh. Shpresoj se deri atëherë do të kem bërë një karrierë të bukur.

Manaj gjate prezantimit te Peskara

Manaj gjate prezantimit te Peskara

Do vijnë sulmues të tjerë? Më pëlqen përballja, nëse doja një vend të sigurt shkoja në Lega Pro", -ka thënë Manaj sipas "Tuttomercatoweb", portal i njohur i merkatos i cili i referohet "PescaraSport24".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama