Lulekuqet mbi mure

Lulëkuqet mbi mure

Regjisor: Dhimitër Anagnosti. Interpretojnë: Timo Flloko /mësu-esi/; Agim Qiriaqi /drejtori/; Kadri Roshi /kujdestari/; Alfred Kote /antar i njësitit/; Liza Laska /shërbyese/; Anastas Kristofori /ekonomat/; Luan Qerimi /kuestori/; Pavlina Mani /mësuese muzike/; Enver Dauti /guzhinier/; Strazimir Zaimi /Jaçe/; Enea Zhegu /Lelo/; Krenar Arifi /Sulo/ etj.



Për të shuar nga ndërgjegja e fëmijvet të shtypur dhe të uritur çdo ndjenjë atdhetare drejtori fashist i strehës vorfnore i detyron bonjakët e mjerë të pastrojnë qytetin nga komunikatat dhe parullat antifashiste. Fëmijët që ndiejnë dorën e ngrohtë të mësuesit atdhetar dhe të puntorit komunist Aliut, nisin t`i shikojnë me dyshim veprimet e drejtorit fashist. Katër fëmijët më të rritur, të prekur në sedër nga sjellja brutale e kujdestarit vegël e drejtorit fashist organizojnë rrëzimin e tij nga shkallët. Kjo është protesta e parë. Vdekja e Sulos nga plumbat e patrullës fashiste krijon një gjendje të elektrizuar tek fëmijë që nuk mund ta shuajë as demagogjia dhe as brutaliteti i karabinerisë. Natën fëmijët shkruajnë në muret e strehës vorfnore "Poshtë fashizmi ! Ky akt flak në rrugë të madhe disa nga fëmijët "rrebelë". Por jashtë strehës vorfnore ata gjënden pranë njësitit guerril dhe bashkarisht organizojnë atentatin kundër drejtorit fashist të shkollës.

Abaz Tahir Hoxha


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama