Luiza Gega provon te rikuperohet ne ajer

Luiza Gega provon të rikuperohet në ajër

Atletja Luiza Gega ka nisur periudhën e rehabilitimit pas dëmtimit që pati pas Europianit dhe që nuk i dha mundësi të bëjë një paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike "Rio 2016". Gega ka deklaruar se ka mbyllur garat për këtë vit dhe ka nisur fazën e rikuperimit.

luiza gega

Pas një sezoni të gjatë, ajo po shijon edhe disa ditë pushime, ndërkohë që ndodhet në jug të vendit. Në faqen e saj zyrtare "Instagram", atletja ka postuar një foto duke u marrë me sporte ekstreme, ose më saktë fluturim me parashutë.

"Çfarë eksperiencë e bukur të fluturosh mbi këto mrekulli të vendit tënd", ka qenë komenti i Gegës që po shijon këto momente relaksi të merituara pas një sezoni të mbushur me triumfe e rekorde.

14191922_1827059207526131_1974138601739405963_n



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama