Luan Krasniqi grushton vellane dhe nipin

Luan Krasniqi grushton vellane dhe nipin
Kush e kishte menduar se boksieri i shquar nga Kosova Luan Krasniqi, ndonjëherë do të përdorë grushtet ndaj familjarëve të tij. E vërteta është se ai ka është konfliktuar me vëllezërit e tij për shkak të pronës familjare. Ngjarja ka ndodhur në datë 6 maj të këtij viti, kur Luan Krasniqi shkoi të vizitoj nënën e tij, e cila ishte shtruar në spital për t’u operuar.

Vetëm pak minuta para se nëna të hynte në sallën e operacionit, ku të pranishëm ishin edhe familjarët tjerë, arriti edhe Luan Krasniqi. Menjëherë pas hyrjes së nënës në sallën e operacionit, mes vëllezërve dhe familjarëve ka filluar një grindje mes tyre. Personali i spitalit informon se Luani ka goditur njërin nga vëllezërit me grushte në kokë. Luani nuk i ka kursyer grushtet edhe ndaj nipit të tij. Dëshmitarë të rastit kanë informuar policinë, e cila arriti në vendin e ngjarjes.

Të dyja palët e familjarëve janë ndarë nga policia. Policia ka shpjeguar se nipi dhe vëllai i Luanit kishin ngritur padi në gjykata, por që pas disa muajve, kjo padi është tërhequr, duke shpjeguar gjykatës se është bërë një marrëveshje paqësore mes familjarëve. Siç duket kjo marrëveshje nuk ka arritur të mbahet ashtu siç thotë tradita.

Para gjykatës vëllai i Luanit së bashku me nipin kanë ngritur prapë akuzën dhe kërkojnë nga Luani dëmshpërblim për dhunën e ushtruar në ambientet e spitalit në Gjermani. Mësohet se nipi kërkon 1200 euro dhe vëllai 2000 euro. Luani refuzon të paguajë dëmshpërblimin dhe para gjykatës ka thënë se nuk ka goditur vëllanë dhe të nipin. Ndërsa personali i spitalit shpjegon se ka pasur grushtime nga ana e Luanit. Avokati i vëllait të Luanit shpjegon se Luan Krasniqi është në konflikt të rëndë me vëllanë e tij për shkak të ndarjes së pasurisë së patundshme në Kosovë edhe në Gjermani. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën se mbajnë armë në shtëpi.

Vëllai ka thënë në gjykatë se edhe ditën e konfliktit Luani kishte armë me vete, gjë që ka shtyrë gjykatën të dërgoj policinë të kontrollojë shtëpitë e të dyja palëve. Prokurori i gjykatës në Gjermani,  Frank Grundke ka shpjeguar se të dyja palët kanë tërhequr paditë, por që akuza vazhdon përmes një procesverbali civil dhe jo atij shtetëror.

Avokati i vëllait të Luanit, Bernhard Mußgnug nga Tüttlingen-i shpjegon qartë se Luani duhet t’i paguaj dëmshpërblimin për dhunën e ushtruar dhe se nuk ka ndërmend të ndalet, qoftë edhe deri në instancën më të lartë të Gjykatave. Tani siç duket ky proces civil do vazhdoj muaj me radhë, ku gjykata do të vendosë se a do të thërriten dëshmitaret të cilët ishin të pranishëm nga familja si dhe ata të cilët i takonin personalit të spitalit. Duke u bazuar në këto informacione marrë nga gjykata dhe nga dëshmitarët e spitalit, Luan Krasniqi ka pak persona të cilët shohin atë si një njeri të drejtë, por vetëm si një person me një imazh të thyer ndaj familjarëve të tij.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama