Një nga gazetat më të njohura zvicerane, NZZ i ka kushtuar një artikull të plotë kapitenit të kombëtares shqiptare Lorik Cana, duke e vleresuar si një lider dhe idhullin e një gjenerate, raporton asport.info.
Zvicra luan të sot në Tiranë kundër Shqipërisë për eliminatoret e Botërorit 2014. Lorik Cana, kapiteni i shqiptarëve dhe lojtari i Lazios, e nisi karriëren në fund të viteve 1990 tek Lausanne-Sports. Familja e futbollit Cana bëri në Zvicer hapin e parë drejt fatit. Nëse Agim Cana nuk do të kishte qenë i dënuar atë javë, mbase djali i tij Lorik nuk do të udhëhiqte si kapiten kombëtaren e futbollit të Shqipërisë të premten në ndeshjen për eleminatoret e Kupës së Botës kundër Zvicrës. Mbase nuk do te ishte bërë as futbollist. Në janar 1989, ekipi i futbollit të Turqisë Samsunspor udhëtonte nga qyteti Samsun drejt Malatyas për të luajtur ndeshjen e rradhës jashtë fushe. Gjatë rrugës autobusi u përplas me një shpejtësi të madhe me një kamion. Trajneri dhe 3 lojtarë vdiqën. 5 lojtarë të tjerë u dëmtuan rëndë. Agim Cana, mesfushori nuk ishte në autobus. Ishte i pezulluar për ndeshjen dhe po stërvitej në Samsun.
Agim Cana ka lindur në vitin 1956 në Gjakovë të Kosovës, u transferua që i ri në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, për të luajtur me ekipet e moshave të FK Prishtinës. Ishte i fortë në duele dhe jepte pasa të bukura. Shumë shpejt u bë profesionist, qëndroi për 11 vite në skuadrën e parë të Prishtinës, u shpall kampion dhe u perball në ligën më të fortë të Jugosllavisë me klubet e mëdha të Dinamo Zagreb, Hajduk Split apo Partizan Beograd. Në moshën 30-vjecare u laruga jashtë vendit, në Krems të Austrisë, dhe më pas për pak kohë në Zagreb tek Dinamo. Gruaja e tij e shoqëroi bashkë me djalin e tyre 3-vjeçar Lorikun. Më vonë familja u zhvendos në Turqi, ku Agimi do luante për një vit me Geçlerbirligi dhe një gjysëm viti me Samsunsport. Pas aksidentit Samsunspor u tërhoq nga kampionati, dhe Agim Cana donte të kthehej në shtëpi. Por në shtëpi kishte filluar lufta e Jugosllavisë, anëtarë të familjes Cana ishin vrarë dhe Agimit ju lutën të afërmit që mos kthehej për asnjë arsye. Një mik i tij nga Prishtina i gjeti një kontakt në Zvicër.
Klubi Fc Montreux ishte në kategorine B në një pozicion të vështirë, por kishin para për të marrë një lojtar të mirë. Dhe Agim Cana ishte një lojtar i mirë, ‘lojtar ekselent, luftarak’ – siç do ta quante trajneri Paul Garbani, që në atë kohë ishte trajner i Fc Montreux dhe që i kishte dhënë disa herë makinën e tij Canës për të marrë fëmijët nga shkolla. Klubi kërkoi për Canën një shtëpi të vogël dhe e gjeti në Cheseaux-sur-Lausanne, një qytet me 3000 banorë. Familja nuk kishte letra, nuk fliste frengjisht dhe mori statusin e azilantit. “Në Turqi kisha një status të lartë si futbollist, por në Zvicër nuk isha askush” – thotë Agim Cana. Megjithatë shumë shpejt filloi të ndihej si në shtëpi.
Agim Cana është sot 57 vjeç, por duket shumë i ri dhe sportiv. Jeton me gruan e tij që prej 8 vitesh në qytetin turistik francezo-jugor të Cassis, afër Marsejes. 2 gocat e tij, Lea dhe Laure nuk jetojnë më me ta. Cdo 2 javë fluturon Agim Cana drejt Romës, për të pare djalin e tij Lorikun, që është mbrojtës tek klubi i Serie-A Lazio. Agimi luajti 2 vite në Montreaux, dhe në moshën 35-vjeçare e përfundoi karrierën e tij si profesionist. U bashkua me Espagnol Lausanne, një ekip në ligën e dytë. Fitonte bukën e gojës, jo shumë, por mjaftonte, dhe kur një ditë presidenti i Espagnol vajti dhe i tha që nuk mund ta paguante më, Cana e pyeti nëse mund ti gjente të paktën një punë. Presidenti ishte pronar i një diskoteke në lagjen Flon, dhe i gjeti Canës një punë si roje dere, ku ai punoi për 5 vite. Shpesh herë ndihej Cana i prekur në krenari duke punuar si roje dere për 4000 franga në muaj. Por ai e vlerësonte punën. Gjatë ditës ishte në shtëpi, shkonte me Lorikun në stërvitje dhe me gruan për të bërë pazar. Gjatë fundjavave punonte deri në orën 6 të mëngjesit, pastronte lokalin, udhëtonte në shtëpi, hante mëngjes me gruan. Më pas merrte Lorikun prej dore dhe e shoqëronte në një turne në Vevey, Nyon ose Genf. Ndërsa Loriku luante, Agimi flinte gjumë në makine përpara stadiumit. Prej disa vitesh Agim Cana shet verë franceze në Shqipëri. Në Tiranë ka një agjensi shitjeje dhe një apartament në qendër. Kur është aty dhe ka kohë, udhëton me makinë në shtëpi. 3 ore zgjat deri ne qytetin e tij Gjakovë, qendra e qëndresës shqiptare ndaj pushtimit të Jugosllavisë.
Lorik Cana, 30 vjeç, futbollisti më i njohur i Shqipërisë, thotë se kurrë nuk ka ndjerë refuzimin në Zvicer sepse ishte i huaj. Në 1995, kur ishte 9 vjeç, aplikoi i ati për të birin tek ekipi i Lausanne-Sports. Loriku u pranua, pasi luante më mirë se shumica e fëmijëve. Gjatë kësaj kohe Agimi ishte trajner i Dardania, një skaudër në Lausanne me lojtaër shqiptar. Ai ja doli ta çonte skuadrën nga kategoria e 5 në të 2, dhe familja ishte e përshtatur në mënyrë të shkëlyqer në Zvicër. Por kur Loriku mori në moshën 16-vjeçare një ofertë nga Arsenal dhe kur në të njëjtën kohë shteti refuzoi një kërkesë tjetër për të marrë nënshtetësinë, Agim Cana mendoi se kishte ardhur koha për tu larguar. Arsene Venger, trajner i Arsenal i kishte ftuar në Londër. Familja gjendej në aeroportin Genf-Cointrin, me fluturim drejt Heathrou të prenotuar, gëzim tek bab e bir, skepticizëm tek e ëma. Familja nuk u lejua të fluturonte, sepse nuk kishin dokumente të vlefshme.
Klubi frances Paris Saint-Germain mori vesh për historinë dhe i ofroi Canave pashaporta franceze, menjëherë nëse Loriku do zgjidhte të luante për ta. Familja la shtëpinë e tyre në Cheseaux, pati dhe tq qara, dhe u nisqn drejt Parisit, ku klubi i kishte gjetur njq shtepi tq bukur nq lagjen Saint-Germain-en-Laye. Agim Canqs nuk i duhej të punonte më, pasi nuk kishte më mangësi parash edhe pse Loriku luante me të rinjtë. Vetëm 2 vjet ju deshën Lorikut për të kaluar tek ekipi i parë. Kishte luajturë pak herë në Ligue 1, kur trajner i skuadrës u bë boshnjaku Vahid Halilhodzic. Ai i tha Canës se nuk e kishte në planet e tij. Ai foli dhe me shumë lojtar të tjerë, dhe me zviceranin Hakan Yakin. Pas një muaji Cana ishte lojtar formacioni dhe Yakin i ikur. Në vitet më vonë Halilhodzic do thoshte për “Le Matin”.. : “Asnjë lojtar nuk ka punuar nën drejtimin tim më fort se Cana”.
Në gusht 2003 luante Cana për herë të parë për vendin e tij. Në Genf humbte Shqiperia 3-2 me Zvicrën. Kohë më vonë do bëhej ai kapiten, ku edhe sot është lideri i kombëtares. Lojtari i Grasshoppers, Amir Abrashi, i cili luan tek Shqiperia me Canën thotë.. : “Ne Shqipëri Cana është një hero, një idhull”.
Lorik Cana, një djal simpatik dhe me shpirt rinor, është bërë idhulli i një gjenerate futbollisteëh shqiptare. Ai ishte lojtari i parë shqiptar që arriti të çante në klubet e mëdha europiane. “Shaqiri dhe të tjerët bëjnë tani karriera të mëdha, por Loriku ishte nismëtari” – thote Agim Cana. Në verën e vitit 2005 u transferua Loriku nga PSG tek rivalët e Marseille. Ai nuk kuptohej mirë me trajnerin Laurent Fournier. Transferimi krijoi trazira për shkak të transferimeve jo koherente mes Marseille dhe PSG. Vet Agimi doli para gjygjit për kërcënim ndaj drejtorit sportiv të PSG, dhe ju desh të paguante 100 mije euro. Ne Marsejë Loriku u bë menjëherë kapiten dhe i preferuari i fansave, sepse atje ‘i duan luftetaret’ – siç tha Agim Cana. Në verën e 2009 u transferua ai në Premier League tek Sunderland, dhe u bë lojtari i parë i huaj në histori që u bë menjëhere kapiten. Pas një viti iku tek Galatasaray, dhe një vit më vonë tek Lazio.
Agim Cana është krenar për statusin e djalit të tij, ambasador kundër varfërisë, i përfshirë në pavarësinë e Kosovës dhe ambasador i sportit për Republikën. Agimi e quan veten pjesë të suksesit të Lorikut. Gjithmonë ka jetuar familja në të njëjtën shtepi, gjithmonë kanë zgjedhur sëbashku atë që ishte më e mira për Lorikun. “Suksesi i Lorikut është suksesi i familjes sonë” – thotë ai. Loriki është mesfushor ose mbrojtës, ka sy të mirë loje, si dhe i ati, dhe të njëjtën forcë. Në Itali e quajnë ‘Il Guerriero’, luftëtari. Agimi thotë që vullnetin, guximin dhe forcën Loriku e ka trasheguar nga ai. Dhe e ëma shton “Edhe bukurinë”.
Loriku ka reputacionin e një patrioti të madh. Në krah ka bërë tatuazh simbolin shqiptar, në kurriz ka pjesë nga himni kombetar. Ndonjëherë pas ndeshjeve merr mikrofonin dhe u thërret tifozëve. Thotë që nuk e sheh si diccka të mirë faktin që lojtarë si Shaqiri dhe Behrami luajnë për Zvicrën. Ka të bëj me nderin e popullit shqiptar. Por respekton zgjedhjen e tyre. Gazetat zvicerane e cilësuan Lorik Canën përpara duelit të parë me Zvicrën si provokator, por i ati thotë, që i biri asnjëherë nuk ka dashur të ndezë urrejtje. Përkundrazi. Nëpër media ka thënë gjithmonë që shqiptaro-zviceranët duhet të trajtohen me respekt.











