Lopetegui cakton prioritetet Nuk mendoj per Shqiperine

Lopetegui cakton prioritetet: Nuk mendoj për Shqipërinë

Julien Lopetegui do të debutojë zyrtarisht në këto eliminatore me kundërshtarin më të dobët të grupit. Trajneri i Kombëtares së Spanjës, në një intervistë për "Marca", tregon se nuk kërkon të mendojë për dy ndeshjet e tetorit, kundër Italisë dhe ndaj Shqipërisë, pasi objektivi i parë është ta nisë me fitore ndaj modestëve të Lihtenshteinit.

lopetegui

"Ishte bukur ta nisje këtë aventurë në përfaqësuese me një fitore kundër Belgjikës. Përballë kombëtares numër 2 të botës bëmë një paraqitje të mrekullueshme, e cila besoj se do të jetë një ogur shumë i mirë edhe për të ardhmen. Provuam disa të rinj nga të cilët mbeta i kënaqur, por nga nesër (sot) gjërat do të nisin të bëhen serioze dhe nga Lihtenshteini e në vazhdim vetëm rezultati do të ketë rëndësi.

download

Si e presim debutimin në eliminatore? Kundër Belgjikës pashë gjëra mjaft pozitive, më pëlqyen Silva, Kosta, Koke dhe Tiago, por mbi të gjitha më pëlqeu përqendrimi që treguan në fushë futbollistët. Kundër Lihtenshteinit pikërisht ky do të jetë i rëndësishëm. Edhe pse në letër është në dukje një sfidë e lehtë, nëse nuk jemi të motivuar dhe të përqendruar do të stonojmë.

Të tilla ndeshje duhen mbyllur sa më shpejt, për të mos hasur në surpriza. Të gjithë duhet të mendojmë si grup, të qëndrojmë të bashkuar dhe të ecim të gjithë në një drejtim. Kjo është ajo që dua të fus në këtë kombëtare, përpara se të mendojmë për rezultatet.

Tetori, muaji i ferrit me Italinë dhe Shqipërinë? Nuk dua të mendojmë për këto ndeshje pa fituar me Lihtenshteinin. Me Italinë është një klasike, ndërsa Shqipëria duhet analizuar, por nuk dua të mendoj për këta kundërshtarë".

PËRGATITI: JETON STAMOLLA



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama