UPDATE/ Vijareali fitoi takimin e parë të vlefshmë për gjysmëfinalet e Ligës së Europës ndaj Liverpulit. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Ardian Lopez në minutat shtesë. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me rezultatin e bardhë pa gola, djemtë e Klopit u ndëshkuan në aksionin e fundit, duke e vështirësuar takimin e kthimit.
Liverpuli u kualifikua në gjysmëfinale pas përmbysjes 4-3 ndaj Burusia Dortmundit, ndërsa Vijareali pas kualifikimit në 2-4 në Pragë.
Shahtjor - Sevija 2 - 2
Takimi i dytë gjysmëfinal i Europa League mes Shahtjorit dhe Sevijas përfundoi në barazim 2-2. Fillimisht Sevija gjeti golin e avantazhit në minutën e 6´ të pjesës së parë me anë të Vitolos.
Vendasit barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 23´, ndërsa Stepanenko përmbysi rezultatin në 2-1 duke përcaktuar edhe rezultatin e pjesës së parë. Vendasit ruajtën avantazhin deri në minutën e 82´ të pjesës së dytë, kur Gameiro barazoi shifrat në 2-2.
Sevija mbërriti në gjysmëfinale pasi eliminoi Atletikon e Bilbaos me 11-metërsha (5-4), ndërsa Shahtjori pas fitores së pastër 4-0 ndaj Bragës.
REZULTATET:
Vijareal - Liverpul 1 - 0
Gol: Adrian Lopez 90´
Shahtjor Donetsk - Sevija 2 - 2
Golat: Marlos 23´, Stepanenko 36'/ Vitolo 06´, Gameiro 82´ (me penallti)