Liga e Europes/ Agolli kalon ne fazen e grupeve Shkendija eliminohet

Liga e Europës/ Agolli kalon në fazën e grupeve, Shkëndija eliminohet

Ndeshjet e kthimit të vlefshme për fazën e "play-off"-it në Ligën e Europës rezervuan të tjera surpriza për kuqezinjtë.

13680625_1733195903621083_1017391558944123367_nAnsi Agoli u kualifikua për në fazën e grupeve me Karabakun. Skuadra e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare të futbollit fitoi mbrëmjen e së enjtes me rezultatin 3-0 ndaj suedezëve të Goteborgut. Në këtë sfidë Agolli luajti si titullar, ashtu si në takimin e parë (0-1).

eros-grezda-ylli-i-ri-shqiptar-q-euml-po-shndrit-n-euml-kroaci-video_2_hd-470x264

Ndërsa Karabaku i Agollit përmbysi gjithçka në ndeshjen e kthimit, nuk ishte kështu për Lokomotivën e Zagrebit në të cilin luajnë kuqezinjtë si Grezda e Çekici. Koratët barazuan në takimin e parë 2-2, por ndeshja e kthimit në Belgjikë u mbyll 2-0 në favor të Genk-ut, që siguroi edhe fazën e grupeve.

Në këtë sfidë Grezda u aktivizua si titullar, por u zëvendësua në minutën e 46´ të lojës, ndërsa Çekiçi u fut në minutën e 72´ në vend të Boçkajt.

featured-4

Ndërkaq, një hap pas bëri edhe Shkëndija e Tetovës. Pas disa rezultateve pozitive në takimet paraeliminatore të Ligës së Europës, Shkëndija u ndal në shtëpi me rezultatin e thellë 0-4 nga belgët e Gent-it, duke i thënë lamtumirë Europës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama