Leter miqesore femijeve aktore te filmave te regjisores Xhanfise Keko

Leter miqesore femijeve aktore te filmave te regjisores Xhanfise Keko
Zonja e filmit nuk jeton me, por vazhdon te mbetet nje person i dashur per ata ish-aktore  te vegjel, tashme te rritur, qe dikur interpretuan ne filmat e shumte te regjisores. I biri, Iliri, ka gjetur nje ide shume origjinale per te rilidhur edhe njehere nenen e tij me “femijet”  e saj te dashur. Gjithçka nis kete here permes nje letre….

Te nderuar Miq!

ILIR ÇELIA (KRYENGRITJE Ne PALLAT)
KRISTAQ BURDHIMA (KRYENGRITJE Ne PALLAT)
ELI LAZRI (KRYENGRITJE Ne PALLAT)
SILVA TURDIU (KRYENGRITJE Ne PALLAT)
ZHAKLINA DHIMOJANI (MIMOZA LLASTICA)
TEUTA DOÇI (MIMOZA LLASTICA)
EMA SHTETO (MIMOZA LLASTICA)
ELONA DILO (MIMOZA LLASTICA)
OLIZANA PASKO (MIMOZA LLASTICA)
SILVANA BANJA (MIMOZA LLASTICA)
RUDINA PEMA (MIMOZA LLASTICA)
SAIMIR KOKA (QYTETI Me I RI Ne BOTe) 

ALKET MATO (QYTETI Me I RI Ne BOTe)

AURORA KATI (QYTETI Me I RI Ne BOTe)

QIRJAKO FANIKO (QYTETI Me I RI Ne BOTe)
GENCI BASHA (QYTETI Me I RI Ne BOTe)
RUDINA KAJCA (QYTETI Me I RI Ne BOTe)
SELMA SOTIRLLARI (BENI ECeN VETe)
HERION SPIRO (BENI ECeN VETe)
GJERGJ SOLLAKU (BENI ECeN VETe)
KOÇO GUDA (BENI ECeN VETe)
ADRIAN LAPERI (BENI ECeN VETe)
GENC ANASTASI (BENI ECeN VETe)
ANILA KARDHASHI (TINGUJT E LUFTeS)
RUBIN PITARKA (TINGUJT E LUFTeS)
SOKOL GOXHI (TINGUJT E LUFTeS)
ENEA ZHEGU (TOMKA DHE SHOKeT E TIJ)
GENCI MOSHO (TOMKA DHE SHOKeT E TIJ)
ARTAN PUTO (TOMKA DHE SHOKET E TIJ)
FLURANS ILIA (TOMKA DHE SHOKeT E TIJ) 

ARBEN ÇEKANI (PAS GJURMeVE)
DRITAN KABA (PAS GJURMeVE)
PETRO PAPAKOSTA (PARTIZANI I VOGeL VELO)
GENTIAN BASHA (KUR XHIROHEJ NJe FILM)
XHOANA XHILLARI (KUR XHIROHEJ NJe FILM)
ALBANA MERKOZIAJ (NJe VONESe E VOGeL)
JUNA TOMORI (NJe VONESe E VOGeL)
ERMIR BALLA (NJe VONESe E VOGeL)
GENTIAN LLEKU (NJe VONESe E VOGeL)
DONALD KOKONA (TAULANTI KeRKON NJe MOTeR)
SABIELA AGUSHI (TAULANTI KeRKON NJe MOTeR)

Sot qe Xhanfise Keko nuk jeton me, une, djali i saj, e ndiej per detyrim moral t’u drejtoj miqesisht juve, qe i dhate nenes sime aq shume kenaqesi ne jete me talentin, sinqeritetin dhe miresine tuaj te fiksuar ne film, ftesen per te realizuar bashkerisht nje projekt krejt origjinal i cili eshte dhe nje homazh per vepren e saj kushtuar femijeve.

Personalisht mendoj se “Teta Xhano” e kreu misionin e saj duke hedhur ne leter, thuajse ne fund te jetes, kujtimet e jetes artistike te cilat tashme jane prane nesh ne librin e titulluar “Kujtimet e jetes sime…”. Mes tyre, edhe kujtimet per te gjithe ju femijet me te cilet ajo punoi e krijoi.
Tani, eshte radha juaj te shkruani kujtimet per te, kujtime qe une deshiroj t’i permbledh ne nje liber–portret, pasi jam i bindur, se askush me mire se ju nuk mund ta beje portretin e regjisores Xhanfise Keko.

Edhe pse kane kaluar shume vite nga ajo kohe… takimi i pare me te, njohja e miqesimi mes jush, bashkepunimi per dite e muaj te tere ku nuk kane munguar situata te kendshme e te pakendshme apo momente te bukura e te shemtuara, menyra e punes se saj me femijet, marredheniet mes jush ne sheshin e xhirimit, por dhe jashte tij, premiera e filmit… dhe ritakimi direkt apo indirekt gjate ketyre viteve me njeriun qe ju vazhdoni ta therrisni ende “teta Xhano”, nuk mund te fshihen nga kujtesa.

Te gjitha keto momente, une do te deshiroja qe ju, mes puneve dhe halleve personale e familjare, te gjeni aq kohe sa t’i hidhni ne leter thjesht, sinqerisht e pa limit rreshtash, pasi, sa me shume jete, detaje e ngjarje te kene kujtimet tuaja, aq me i mire, i plote e i bukur do te jete portreti i njeriut tone te dashur, si njeri dhe artiste.

Neser, keto kujtime do t’u bejne nder bibliotekave tona, por une jam i sigurt se, me shume se kaq ato do te jene deshmi autentike e kohes se arte te filmit shqiptar, mes tij dhe filmit per femije, si dhe e perpjekjeve dhe punes se madhe te krijuesve shqiptare per te realizuar vepra te bukura edhe ne kushtet e sistemit totalitar, censures dhe autocensures.

Ndersa shkruaj tani keto radhe, thelle brenda meje, ndiej se ju kam rikthyer shume vite pas dhe ju kam ngacmuar kujtimet e bukura te femijerise, ashtu siç ndiej dhe zerin tuaj se largu qe me siguron se do t’i pergjigjeni pozitivisht ketij propozimi. Ne kete situate te bukur shpirterore, me duhet t’u tregoj edhe diçka… Vite me radhe, “teta Xhano” jetoi me deshiren e madhe per t’ju mbledhur ne nje nga ditelindjet e saj, te gjithe ju femijeve, tashme te rritur e te shperndare ne te kater anet e botes, por nuk ia arriti... Ja pse sot, duke e konsideruar nje amanet te saj, une po ju zbuloj dhe deshiren time te madhe qe, ne trevjetorin e ndarjes nga jeta te regjisores Xhanfise Keko (22 dhjetor 2010), te mund te takoheshim te gjithe ne Tirane per te promovuar ne nje mbremje origjinale kete liber krejt te veçante e me shume vlere.

Mbetem me shprese se do te me mirekuptoni dhe se nuk do te jete e larget dita kur do te gjej ne adresen time elektronike kujtimet tuaja per kete botim shpirteror.

Ju pershendes me shume dashuri dhe ju uroj ne te njejten kohe – shendet, mbaresi e fat, ju dhe gjithe familjes suaj.

Miqesisht, Ilir Keko

 

Monday, 21 December, 2009 7:38
From: jonispiro@yahoo.com
To:  kekoilir@yahoo.co.uk

Ilir...,
Une per teta Xhanon ruaj kujtime shume te bukura dhe sa me shume kalon koha aq me te shtrenjta behen ato ne jeten time.

Kete vit behen 35 vjet qe kane kaluar nga Beni, dhe me duket sikur ka qene dje. Teta Xhano ishte nje enderr per artin kinematografik shqiptar, qe sa me teper kalon koha aq me legjende behet. Une ne jeten time nuk kam takuar grua te dyte qe te kete pasur virtytet, talentin, dhe mjeshterine e saj ne art. Ajo te kthente nga ordiner ne nje njeri te perkryer. Mua personalisht me beri nga nje femije me brenge ne zemer, ne Benin e famshem. Me ka injektuar nje deshire ne zemer qe kam 35 vjet qe jetoj me te dhe kurre nuk e kam ndier veten bosh.

Ilir, nese arti eshte magjik, mamaja juaj ishte magjistarja me e madhe e botes. Nuk e di se si mund te ishte edhe nje grua aq e thjeshte dhe e dashur, kur kishte te bente me 100 drure te pagdhendur qe vetem duhej t'u shpjegonte se çfare duhet te benin e prape se prape nuk kuptonin. Mua me mbante shume afer gjate xhirimeve dhe me perkedhelte gjithmone floket, mbasi duhej t’i gerthiste dikujt qe ta perqendronte ne pune. Pastaj me buzeqeshte dhe thoshte me ze te larte: - Xhirim!!! Kur rrija prane saj, isha i sigurt, isha i mbrojtur, i qete, i paster ne mendime, edhe pse femije, e mbase edhe tekanjoz, respekti dhe dashuria per te ka qene gjithmone ne te njejtin nivel me dashurine per mamane dhe gjyshen time. Ajo me ka bere artist dhe pa te ndihem i varfer. Me mungon thelle-thelle ne shpirt diçka. Nje grua gjeniale qe meriton te ngrihet ne piedestal, sepse atje e çoi artin e saj filmik. Nuk njoh njeri qe mos te me kete pyetur me kuriozitetin me te madh per te. Dhe ndoshta atehere nuk e kuptoja habine e tyre, por sot u jap plotesisht te drejte. Jemi me fat qe kemi pasur nje mama te tille, si ju dhe une. Me fal qe po te sjell nostalgji, por une e di qe ate kohe qe ajo shpenzoi larg jush kur ishte me pune, ate dashuri e mall qe kishte per ju na e jepte ne femijeve aktore, dhe veçanerisht mua qe me donte dhe e doja shume. Shpesh kemi fjetur bashke ne nje dhome, e ajo me lexonte libra me perralla derisa me vinte ne gjume kur ishim me xhirime. Prandaj them qe ajo ishte dhe nena ime dhe mua me ka marre malli shume per te. Ika te fshij lotet me keqardhje qe nuk e kemi me.

Me dashuri e shume mall.
Herion Spiro

 

Saturday, 30 January, 2010 17:22
From: artanputo@yahoo.com
To:  kekoilir@yahoo.co.uk

I dashur Ilir!
Te falenderoj per letren. Une jam dakord qe te jap ndihmen time modeste per kete ndermarrje kaq te bukur.

Ne te gjithe, femijet e teta Xhanos, i jemi borxhli asaj per ate qe na dhuroi: kujtimet me te bukura ne jeten tone, filmat tane te femijerise qe do te na ndjekin pas tere jeten. Une do te desha te takoheshim se bashku per te vene disa piketa te punes, por une lirohem pas dates 17 shkurt, kur te vij nga Italia.

Te uroj gjithe te mirat dhe mirupafshim se shpejti.
Artan Puto

 

Friday, 29 January, 2010 15:49
From: olipasko@gmail.com
To: kekoilir@yahoo.co.uk

uauu Ilir!
Te pergezoj per iniciativen dhe te falenderoj vertet. Sinqerisht te them se, pasi e lexova letren pata nevoje te marr fryme thelle e te reflektoj. Pas tashme gati 40 vjetesh distance ne kohe, me shume se detaje kujtimesh ka mbetur nje vel i holle qe mbeshtjell kujtimin e nenes tende, diçka qe te ben te ndiesh me shume se respekt (i cili eshte teper i thelle kuptohet), te ben te ndiesh dashuri, nostalgji per ate njeri qe rrezatonte aq teper miresi... dhe nuk flas vetem per kohen kur ishim femije, dhe kur dashuria e miresia vijne shpesh aq natyrshem sa nuk arrin t’i vleresosh... ato i rezistuan kohes dhe deri ne fund ka qene kenaqesi per mua sa here takoheshim qofte edhe rastesisht per pak minuta ne rruge, momente te cilat sikur me bejne nganjehere te harroj qe ajo nuk eshte me midis nesh e nje dite mund te ndeshem serish me te te "Mine Peza".

Te pershendes,
Olizana Pasko

 

Thursday, 4 February, 2010 14:34
From: junatomori@hotmail.com
To: kekoilir@yahoo.co.uk

I nderuar Ilir!
Vertet qe me kete e-mail me kthyet shume vite me pare, ne vitet e femijerise, por me teper ne kohen kur xhiruam filmin, qe per mua ka qene nder kohet me te bukura e te paharrueshme te femijerise time... Mbaj mend qe per filmin "Nje vonese e vogel" na zgjodhen neper shkolla dhe mbasi beme kinoproven te “Pallati i pioniereve”, teta Xhano e mori vesh qe une isha vajza e Eves e ngaqe ne ate kohe nuk lejohej qe femijet e aktoreve te angazhoheshin neper filma, ajo me tha qe te mos them kush eshte mami im dhe une e qepa gojen. Nga ajo dite, teta Xhano gjate xhirimit te filmit me therriste me emrin e rolit, Dorina. E bente kete sigurisht, edhe qe te me fuste ne rol. Nuk mbaj mend qe te jete merzitur nje here me ne, femijet e saj. Edhe kur ne nuk mbanim mend tekstin ose nuk vepronim siç na thoshte ajo, teta Xhano gjate gjithe xhirimit te filmit, si edhe gjate dublimit, ka qene shume e ngrohte, e durueshme dhe e dashur me ne duke mos e humbur asnjehere autoritetin. Dhe ne te gjithe e donim dhe e respektonim jashte mase. Une kam qene historikisht shume gjumashe, por mami me thote qe gjate kohes se xhirimit te filmit zgjohesha qe me nate, nga deshira e madhe per te shkuar ne Kinostudio apo ku e kishim xhirimin.

Dhe kjo deshire vinte, ngaqe ia kalonim aq mire!
Edhe pas xhirimit te filmit, disa here kam lutur dhe mamin qe te vinim per vizite te teta Xhano dhe kemi ardhur. Per mua ishte kenaqesi e madhe kur takoheshim me teta Xhanon. 
Po behen 20 vjet qe une nuk jetoj ne Tirane, por miqte e mi me thone se filmi "Nje vonese e vogel" shfaqet gati çdo 2 - 3 muaj. Vetem fakti, qe filmat e teta Xhanos shfaqen kaq shpesh edhe sot e kesaj dite, flet me se miri per vlerat e saj si regjisore.

Pershendetje miqesore, 
Juna Tomori

 

Thursday, 4 February, 2010 23:57
From: anna_ruff@hotmail.com
To: kekoilir@yahoo.co.uk

I dashur Ilir!
eshte kenaqesi dhe privilegj per mua te kem kete mundesi. E kam blere librin e teta Xhanos dhe e kam lexuar dy here deri tani.
Une jetoj ne Amerike, por gjithsesi te premtoj se do ulem dhe do shkruaj ato gjera qe mbaj mend.

best regards
Albana Merkoziaj


 

Wednesday, 10 February, 2010 15:47
From: selma.usa@comcast.net
To: kekoilir@yahoo.co.uk

Ilir!
Te kerkoj ndjese per e-mail-in tim te vonuar.
Te falenderoj shume per letren aq miqesore, e cila me riktheu emocionet qe provova kur lexova librin e mrekullueshem te teta Xhanos. Te them te drejten, ditet qe lexoja librin u mbusha me shume emocione, pasi teta Xhano na solli ne menyre te persosur kujtimet e atyre viteve te te gjitheve ne qe benim pjese ne jeten e saj. Shume here gjate atyre diteve kam qare nga malli per ate pjese te femijerise sime qe jo çdo femije e ka fat ta jetoje. Me ka mbetur pishman qe nuk munda ta takoj edhe nje here. Largimi nga Shqiperia, nga familja ime, dhe pershtatja me jeten ne emigracion, pa dyshim la pasoja ne jeten time.
Ilir, edhe pse kohen e kam te kufizuar, ajo kurrsesi nuk do te me ndaloje te hedh ne leter kujtimet e mia per teta Xhanon pasi, pa me te voglin dyshim ky eshte nje nder shume i madh  per mua.

Pershendetje!
Selma Sotirllari

 

Thursday, 11 February, 2010 16:59
From: sabiela.hartmann@yahoo.de
To: kekoilir@yahoo.co.uk

Zoti Ilir!
Shume faleminderit per kete leter!
Ashtu si teta Xhano edhe une kam pasur shume deshire ta takoja dhe ta falenderoja, me vetedijen e nje te rrituri, per ato momente aq te bukura qe ajo me dhuroi ne femijeri, te cilat jane edhe sot pjese konkrete e jetes time.
Ju premtoj, do te dergoj kujtimet e mia sa me shpejt te jete e mundur.

Ju pershendes dhe ju uroj gjithe te mirat!
Sabiela Agushi

 

Monday, 15 February, 2010 16:55
From: rpitarka@mac.com
To: kekoilir@yahoo.co.uk

Ilir!
Patjeter qe do mundohem te shkruaj per ato momente qe me kujtohen (ka kaluar vertet nje kohe e gjate) rreth asaj periudhe te kendshme qe kam kaluar me Teta Xhanon ne prag e gjate xhirimit te filmit "Tingujt e luftes". eshte nder qe me jepet ky rast, ndaj do mundohem ta pergatis sa me shpejt.

Te uroj shendet!
Rubin Pitarka

 

Tuesday, 4 May, 2010 18:57
From: genbasha@yahoo.com
To: kekoilir@yahoo.co.uk

I nderuari Ilir!
Ju falenderoj per kete oportunitet qe me dhate te shkruaj kujtimet e mia per nje figure te shquar te kinematografise qe une pata nderin te isha pjese e veprave te saj.

Ne fakt, kujtimet e mia qe jane arkivuar para shume vitesh me paraqiten fragmente - fragmente permes asaj mjegulle te dendur te 30 viteve qe kane kaluar qe nga femijeria qe une e quaj ate kohe “Vitet e Arta”. Fatmiresisht jo shume muaj me pare lexova librin e Xhanos. E kam lexuar me endje dhe me ka prekur ne ate menyre qe s’kam fjale ta pershkruaj.

Duke lexuar kohen ne liber, u ndjeva shume fajtor, pasi nuk munda ta takoja Xhanon ne dhjetorin e vitit 2000 kur bera viziten time te pare pas 5 vjetesh mergim ne USA. Te them te drejten, edhe sot, thelle ne shpirt me ka ngelur peng mostakimi me te. Sikur te kisha nje shans te dyte, ju siguroj se nuk do ta beja me nje gabim te tille. Do te shkoja ta takoja, te çmallesha me te, ta perqafoja fort, te bisedonim gjate per ato vite te bukura qe kaluam bashke, e me ne fund t’i thosha: Xhano, te falenderoj per gjithçka.

Miqesisht!
Gentian Basha

 

Friday, 7 May, 2010 20:32
From:  flurka_007@yahoo.com
To: kekoilir@yahoo.co.uk

I nderuari Ilir!
Nuk eshte e lehte te therrasesh ne kujtese grimceza te shperndara jete pas nje kohe te gjate. Te mundohesh t’i vendosesh mbi krahet e relativitetit te fjaleve, drejt e aty prej ku ia ke filluar udhetimit tend (vite me pare). Duke konfiguruar keshtu nder kujtime imazhin e dikujt qe te ka shoqeruar ne rrugetim e siper. Udhetar, i ulur diku ne nje cep te botes, tashme i bere burre, ndersa fillon dhe hedh ne leter kujtimet e tua. Nuk eshte e lehte, them, sepse imazhi eshte i lire nga natyra. Shpesh te shpeton nga dritehijet e duarve te perditshmerise duke te lene veç pahun e kujtimeve mbi gishta. E tille ka ngelur Xhanfize Keko ne kujtesen time. Nje flutur e bukur. eshte flatrimi filmik i imazhit qe kjo regjisore e pazevendesushme per kinemane shqiptare ka lene mes nesh me punen e saj.
Femije pesevjeçar fillova te trashegoj jeten nepermjet syve te kinemase. Trashegimi te cilen nder vite e humba. Por qe nuk kam humbur akoma zerat dhe thirrjet e asaj kohe qe ende i degjoj. Pas me se tri dekadash me vjen ne mendje i gjalle ai moment femijerie, ndersa Xhanfize Keko trokiti ne portat e kopshtit "Kostandin Leka" ne qytetin e Beratit ne kerkim te personazhit te fundit qe do e plotesonte ansamblin e aktoreve-femije, per filmin "Tomka dhe shoket e tij" prodhim i "Kinostudios Shqiperia e Re" i vitit 1976. Fati e deshi qe ne fizionomi t’i ngjaja personazhit te vellait tim ne film, Çelos (Artan Puto), dhe relativisht te isha nje kandidat i mundshem ne terrenin e saposhfaqur. Por, nje kinoprove e atyperatyshme u zhvillua midis meje dhe nje shokut tim te kopshtit qe edhe ai ngjasonte me personazhin e fortkerkuar. Situata te tilla ishin themeli i punes se Xhanfize Kekos per te cilen, venia ne sprove, vjelja e aftesive te lojes se femijeve, si dhe zberthimi i detajuar i psikologjive te tyre ne veçanti, ishin si te thuash puna parapergatitore e futjes se personazhit ne rolin e kerkuar.

Pas njembedhjete e kusur vitesh, ne dhjetor 2005, u riktheva ne atdhe. Sot mendoj se, nje nga kenaqesite me te medha te atyre diteve, mbetet padyshim takimi me teta Xhanon. Pime nje kafe, aty prane Rruges se Durresit. Folem gjate. Me mall. Me dashuri. Une per te kisha ngelur po ai, Guri i filmit, femija i perhershem. Nje gje e jashtezakonshme me beri pershtypje: Kjo grua fisnike nuk kishte humbur asgje nga freskia, sharmi dhe kthjelltesia e mendimit gjer ne ditet e saj te moshes se arte! Gjer edhe ne diten kur u largua nga kjo bote, ishte nje privilegj te bashkebisedoje me Xhanfize Kekon.

 Jo vetem kaq. Ne ceremonine mortore te se ndieres i kisha thene nje gazetari te gazetes “Shqip” opinionin tim te drejtperdrejte se ç’rol kishte dhe duhet te kete Xhanfize Keko ne kinemane shqiptare. E thashe, me ze te plote ate dite, madje edhe perpara kamerave, edhe se si ndihesha ne raport me kete zonje te nderuar. Ne ate dite dhjetori. Kurorat me lule mirenjohjeje. Kortezhi i dashamiresve. Qindra e mijera si une. Jam i sigurt. Pershkonin sallen e Muzeut Kombetar, duke kaluar bri saj, njeherazi, duke risjelle thelle-thelle ne hapesiren e pamase te kujteses, gjithsecili e te gjithe se bashku, kalimthi: imazhe, imazhe te bukura, copeza jete, copeza kulture dhe arti, copeza fjalesh, filmash, flatrash, dhe ndjenjash te asaj force vitale qe na ben te ndihemi pjese e nje jete ne vetemohim. Flatero, legjende e bukur, flatero ...

Te pershendes!
Flurans Ilia

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama