Leicesteri/ Lojtaret mbushin xhepat por ska bonus per titullin

Leiçesteri/ Lojtarët mbushin xhepat, por ska bonus për titullin

Askush nuk e kishte imagjinuar se do të fitonte titullin kampion me Leiçesterin dhe në kontratat e tyre nuk ishte parashikuar bonus për këtë arritje spektakolare. Leicester City vs Swansea CityMegjithatë, kjo nuk i privon futbollistët nga premio për arritjet e mëdha që kanë bërë këtë vit. Në kontrata është parashikuar që nëse skuadra do të arrinte në vendin e 12-të ose më lart, do të përfitonin 6,5 milionë paund.

Gjithashtu, futbollistët do të përfitojnë nga 3000 paund për çdo fitore të arritur, pasi fillimisht të kishin siguruar 26 pikë për mbijetesën.

"Dhelprat" do të merrnin premio edhe për aktivizimin e tyre. Futbollistët, që kanë luajtur të gjitha ndeshjet, do të përfitojnë nga 360 mijë paund. Megjithatë, presidenti i ekipit do të tregohet bujar dhe do të japë premio për të gjithë futbollistët, madje edhe për ata që nuk kanë luajtur asnjë minutë në këtë kampionat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama