LYPSARJA


Me çantën bosh në shpinën e kërrusur,
Me rrecka veshur trupin e bukur,
Ecte rrugës se madhe një lypsare e shkretë,
Thua të jemi diku në vitet tridhjetë.

Ecte dhe ngado "Zoti të dhashtë!" dëgjonte,
S' mërzitej aspak dhe veten kështu mashtronte.
-S'ka gjë, tjetri me siguri diçka do të më falë,
Në mos pak bukë, patjetër ndonjë qindarkë.

E trokiste kështu me shpresë në çdo portë,
Rrallë e më rrallë dëgjonte ndonjë fjalë të ngrohtë.
Dhe kështu e shtynte jetën e shkreta.
Tashmë për të, asnjë kuptim s'kishte jeta.

Donte medoemos dikujt t'i zbrazej haptazi,
T'i thoshte se zemra po i plaste nga marazi.
Po kujt?! Mua me siguri, patjetër, që jo,
Do të mbyllja sytë e do të bëja sikur s'e njoh.

As ti, s'ia vlen barra të marrësh mundimin,
Të shohësh me sytë e tu përfaqësuesen e mjerimit.
Ashtu si ne, edhe shoqëria këtë pjesë të saj e mohon,
Harron se uria dita-ditës jetë njërëzish gllabëron.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama