LIVE/ Shqiperi Katar 3 1 Sadiku thellon shifrat me nje supergol (VIDEO)

LIVE/ Shqipëri  Katar 3  1, Sadiku thellon shifrat me një supergol (VIDEO)

UPDATE/ Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të diel (ora 17:30) miqësoren me Katarin. Ndeshja luhet në Hartberg të Austrisë në një impiant prej rreth 6 mijë vendesh.

1Kjo sfidë konsiderohet si një test për kuqezinjtë e De Biazit para Europianit. Pak ditë pas kësaj ndeshjeje, futbollistët do të luajnë miqësoren e fundit para finaleve të "Francë 2016". Kombëtarja do të luajë më datë më datë 3 qershor në Itali ndaj Ukrainës.

13335988_1099326920126288_7257833627480994652_n

Edhe pse ndeshja e sotme luhet në kuadër të miqësoreve, tifozët kuqezinj kanë shfaqur interes për të ndjekur këtë sfidë. Foto të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një interesim të lartë të tifozëve në shkallët e stadiumit austriak.

LIVE' Shqipër - Katar 3 - 1
Gol: Ajeti 23´, Lenjani 40´, Sadiku 64'/ Abdulkarim Hasan Fadlalla 02´

Minutat:

71´ Kuqezinjtë kontrollojnë topin në mesfushë, luajnë disi më të tërhequr pas shënimit të golit të tretë.

64´ Goooooool! Supergol i Sadikut! Një goditje e fortë jashtë zonës me të djathtën përfundon në krahun e djathtë të portës së portierit të Katarit.

63´ Futbollistët e Katarit nisin një aksion sulmues, Ayif futet në zonë, godet, por pret Berisha.

61´ Ndërrim te kuqezinjtë. Largohet Migjen Basha, në vend të tij futet kapiteni Lorik Cana.

58´ Junior ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyerjes së gabuar ndaj Xhakës.

51´ Goditje dënimi për futbollistët e Katarit. Një goditje e fortë në zonë, por pret Etrit Berisha.

47´ Lilaj futet në zonë, fiton një goditje nga këndi. Kuqezinjtë e nisin në sulm edhe 45´ minutat e dyta të miqësores. Kros në zonë, Basha harkon për Sadikun, godet me kokë, por pret portieri i Katarit.

(Tri zëvendësime për kuqezinjtë. Balaj në vend të Cikalleshit, Sadiku në vendin e Gashit dhe Rashica në vendin e Lenjanit).

45´ Mbyllet pjesa e parë

40´ Goooooool! Shënon Lenjani! Një kros i dhënë në zonë kontrollohet nga Lenjani që kontrollon topin, rrotullohet dhe shënon me të majtën.

37´ Karton i dytë i verdhë për futbollistët e Katarit. Elsajet kryen një ndërhyrje të gabuar ndaj Cikalleshit.

36´ Kuqezinjtë rrisin presionin e lojës duke e mbajtur topin në gjysmëfushën e Katarit. Fitojnë një tjetër goditje nga këndi. Top i lartë në zonë, por grushton portieri.

34´ Gashi niset në sulm, pason për Lenjanin që fiton një tjetër goditje nga këndi. Topi kroshet te Lila, gjuan drejt portës, por topi devijohet në një tjetër goditje nga këndi. E gjashta për kuqezinjtë.

32´ Futbollistët e Katarit fitojnë një goditje nga këndi, topi largohet nga Lila. Futbollistët e Katarit insistojnë dhe nisin një tjetër aksion sulmues, fitojnë një goditje tjetër nga këndi.

27´ Lenjani paso një top për Gashin në qendër të zonës, gjuan sulmuesi, por topi ndalet nga këmbët e mbrojtësve të Katarit.

23´ Gooooooool! Kuqezinjtë ftojnë goditjen e katërt nga këndi. Kroson Basha për Ajetin, gjuan dhe gooooool!

22´ Lenjani ndëshkohet me karton të verdhë për simulim në zonën e rreptësisë së Katarit.

19´ Gashi ekzekuton goditjen nga këndi, topi përfundon te Lenjani i cili godet me të majtën e tij jashtë kuadratid.

18´ Hysaj kryen një rivënie anësorë, kuqezinjtë qarkullojnë topin në mesfushë. Cikalleshi niset në krahun e majtë, kroson në zonë, goditje këndi.

12´ Roshi fiton një goditjë dënimi në mesfushë, faull nga autori i golit. Topi kthehet pas tek portieri Etrit Berisha.

09´ Futbollistët e Kombëtares luajnë në gjysmëfushën e Katarit, fitojnë një rivëni anësore. Topi krosohet në zonë por pret portieri i Katarit.

07´ Roshi nis një aksion në krahun e djathtë, por mbllokohet nga futbollistët kundërshtar.

02´ Goool! Fadlalla shënon pas një krosimi në goditje dënimi.

01´ Topin e parë e luajnë kuqezinjtë.

Formacioni i Kombëtares:

Shqipëria 4-2-3-1: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Aliji, Basha, Lila, Lenjani, Gashi, Roshi, Cikalleshi.
Trajner: De Biazi.

Untitled-7

Formacioni i Katarit


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama