Kupa e Botes 2018 te shtunen hidhet shorti ne Rusi

Kupa e Botes 2018, te shtunen hidhet shorti ne Rusi

Ditën e shtunë në orën 18:00 në Shën Peterburg të Rusisë do të hidhet shorteu për eliminatoret e Kupës së Botës 2018.

Rusia është kualifikuar pasi është edhe vendi mikpritës, ndërsa 52 skuadrat e tjera do të ndahen në 6 grupe. Nga shorti i së shtunës, do të dalin 9 grupe; 7 prej të cilëve me nga 6 skuadra dhe dy grupe me nga 5 skuadra.

Në këtë eliminatore Shqipëria ka arritur një pozicion historik pasi do të jetë në vazon e tretë të shortit dhe do të ketë në grup 3 skuadra më pak pretendente.

Duke qenë se jemi në të njëjtin vazo, Shqipëria nuk do të luajë me kundërshtar si Serbia apo Greqia. Gjithashtu kombëtarja jonë nuk do të përballet me skuadrat e Polonisë, Ukrainës, Skocisë, Hungarisë, Suedisë dhe Irlandës së Veriut.

Ja dhe vazot e “Botërorit 2018”

Vazo e parë: Gjermani, Belgjikë, Holandë, Rumani, Angli, Uells, Portugali, Spanjë, Kroaci.

Vazo e dytë: Itali, Sllovaki, Austri, Zvicër, Republika Çeke, Francë, Islandë, Danimarkë, Bosnjë e Hercegovinë.

Vazo e tretë: Poloni, Ukrainë, Skoci, Hungari, Suedi, Shqipëri, Irlandë e Veriut, Serbi, Greqi.

Vazo e katërt: Turqi, Slloveni, Izrael, Republikë e Irlandës, Norvegji, Bullgari, Ishujt Faroe, Mal i Zi, Estoni.

Vazo e pestë: Qipro, Letoni, Armeni, Finlandë, Bjellorusi, Maqedoni, Azerbajxhan, Lituani, Moldavi.

Vazo e gjashtë: Luksemburg, Kazakistan, Lihtenshtajn, Gjeorgji, Maltë, San Marino, Andorre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama