Eleminimi kundër Atletiko Madrid, sipas mediave, përfaqëson fundin e një cikli të lavdishëm të Barcelonës. Kjo, pasi për herë të parë pas gjashtë vitesh, Barcelona nuk është në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve. Dhe, si për të treguar se Barcelona tashmë nuk është më ai ekipi i frikshëm, mjafton të shohësh shifrat e Mesit në ndeshjen kundër Atletikos, e cila është konsideruar edhe si më e dobëta e tij që kur luan për Barcelonën.
Mesi ka vrapuar gjatë gjithë ndeshjes vetëm 6.8 kilometra, ose dy herë më pak se Koke i Atletikos, që shënoi edhe golin e fitores. Ylli argjentinas ka qenë inekzistent në fushë dhe ka goditur vetëm një herë në portë. Me rënien e Barcelonës, duket se edhe Mesi tashmë nuk është më ai i zakonshmi, që vraponte, driblonte dhe shënonte pafundësisht.











